Kronika 2026-09-17 12:13:27 Nga VNA

Protesta në Tiranë, qytetarët heqin gardhin metalik te Ministria e Brendshme dhe përplasen me policinë

Ndaje në Whatsapp

Protesta në Tiranë, qytetarët heqin gardhin metalik te Ministria

Protesta qytetare vijon prej orës 09:00 në Tiranë, paralelisht me zhvillimin e seancës plenare në Kuvend.

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Brendshme, ku një grup protestuesish është përplasur me efektivët e policisë. Disa prej tyre kanë hedhur letra higjienike në drejtim të uniformave blu, ndërsa një protestues ka tentuar të çajë kordonin policor pas një përplasjeje me një efektiv.

Policia ka ndërhyrë duke ndaluar protestuesin, veprim që është kundërshtuar nga qytetarët e tjerë të pranishëm në tubim.

Protestuesit, të vendosur përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, kanë hequr gjithashtu një prej gardheve metalike të vendosura pranë Ministrisë së Brendshme dhe kanë tentuar të kalojnë kordonin e policisë. Për disa momente situata është tensionuar, duke sjellë edhe shtimin e forcave policore në zonë, ndërsa kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja”.

Pas qëndrimit dhe lëvizjeve në disa zona të qendrës së kryeqytetit, protestuesit kanë rinisur marshimin në drejtim të Kuvendit, ku po zhvillohet seanca plenare.

Lexo gjithashtu

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news