Politika 2026-07-16 15:09:00 Nga VNA

Nga TikTok-u te algoritmi/ Rama gjen "armikun e ri të lagjes" pasi e futi Shqipërinë në borxhe për "Smart City”

Ndaje në Whatsapp

Nga TikTok-u te algoritmi/ Rama gjen "armikun e ri të lagjes"

Kryeministri Edi Rama prezantoi Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit "Smart City”, duke premtuar një ndryshim rrënjësor në garantimin e sigurisë publike në Shqipëri. Sipas kreut të qeverisë, teknologjia e re e integruar me inteligjencë artificiale do të mundësojë parandalimin e krimeve në kohë reale. Rama theksoi se me këtë sistem do të bëhet pothuajse e pamundur që autorët e krimeve të zhdukin gjurmët, duke deklaruar prerazi se "historia e makinave që kryejnë krime dhe më pas gjenden të djegura nuk do të ndodhë më". Sistemi pritet të sinjalizojë automatikisht personat në kërkim, mjetet pa dokumente, si dhe nxjerrjen e armëve të ftohta si thikat në ambiente publike dhe për rreth perimetrit të shkollave.

Pavarësisht këtij investimi miliona eurosh që do të blindojë shkollat me kamera inteligjente, vetë kryeministri pranon se kontrolli fizik i territorit nuk mjafton. Pasi tentoi kohë më parë t’i shpallte "luftë" platformave TikTok dhe Snapchat, Rama tashmë ka gjetur një tjetër fajtor. Për kryeministrin, rreziku i vërtetë nuk vjen më nga aplikacionet, por “kundërshtari” i i tij i radhës që është zbuluar vetëm javët e fundit dhe ai është algoritmi.

Pasi e quajti fajtorin kryesor të protestave, Rama e cilësoi algoritmin edhe si kërcënimin kryesor për brezin e ri.

"Sot jemi në kohën e armikut të fëmijëve. Rrugaçëve më të rrezikshëm të lagjes, që është algoritmi në xhepat apo çantat e adoleshentëve," u shpreh ai.

Megjithatë, duhet thënë se përpjekjet e qeverisë për të vendosur sigurinë në shkolla dhe në qendrat urbane, po bëhen me kosto jo pak të vogla për taksapaguesve shqiptarë. Kujtojmë se për këtë qëllim, qeveria i ka shtrirë dorën Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t , duke marrë një kredi afatgjatë prej 15 vitesh me një interes prej 4% në vit.

Nga një parashikim prej 60 milionë dollarësh që ishte në fillim kredia, buxheti i shtetit më pas është dorëzuar përpara një fature që kap vlerën e rreth 118.5 deri në 140 milionë dollarëve. E gjithë kjo shumë e stërmadhe parash do i paguhet kompanisë "Presight AI Ltd" pa një garë të hapur apo tender publik. Pra u desh marrja e një borxhi miliona dollarësh pa garë, vetëm e vetëm për të blerë me çmime stratosferike pajisje që do të monitorojnë fëmijët dhe qytetarët.

Video

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Atentat me maskë silikoni dhe paruke grash në Elbasan! Hetimet përqendrohen te nipi i Ot Kilës, hakmarrja pista kryesore.

Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, ka deklaruar se hetimet paraprake për incidentin e ndodhur më 10 korrik në një fluturim nga Greqia drejt Gjermanisë tregojnë se shkaku mund të ketë qenë dëmtimi i motorit nga një objekt i huaj gjatë ngritjes së avionit në Selanik. Sipas tij, ende nuk ka një përfundim zyrtar, por të dhënat e para tregojnë se motori mund të jetë goditur nga një objekt i jashtëm. O’Leary theksoi se motori i avionit Boeing 737, 18-vjeçar, ishte servisuar dhe riparuar plotësisht gjatë dy viteve të fundit. Gjatë incidentit, pasagjeri serb Ljubisa Karović u plagos rëndë, pasi koka dhe shpatulla e tij e djathtë u tërhoqën pjesërisht jashtë dritares së avionit pas humbjes së presionit në kabinë. Bashkëshortja e tij, Svetlana Grković Maksimović, tha se ajo dhe dy pasagjerë të tjerë arritën ta tërhiqnin brenda avionit, ndërsa ai kishte pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gjakderdhje.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news