Politika 2026-07-16 10:15:37 Nga VNA

Kryengritje në pallat? Elisa Spiropali hap zyrë në zemër të ish-Bllokut, organizim për rebelim ndaj Ramës

Ndaje në Whatsapp

Kryengritje në pallat? Elisa Spiropali hap zyrë në zemër

Elisa Spiropali duket se po ndërton një bazë të re politike larg zyrave të qeverisë. Burime të VNA bëjnë me dije se ish-kryetarja e Kuvendit prej disa javësh ka marrë me qira një ambient në zonën e ish-Bllokut, në pallatin ku ndodhet lokali “Cioccolati Italiani”.

Sipas të njëjtave burime, në katet e sipërme të ndërtesës Spiropali ka hapur një zyrë, ku gjatë javëve të fundit janë parë të hyjnë e të dalin disa ish-ministra të qeverisë Rama, të cilët aktualisht janë deputetë të grupit parlamentar socialist.

Me qëndrimet e saj të fundit, “mamica” nuk e ka fshehur mllefin ndaj “Skënderbeut” të saj politik, i cili e largoi nga posti i ministres së Jashtme. Pikërisht nga ai moment, që përbën një kthesë në karrierën e saj politike, duket se ka nisur edhe rebelimi i Spiropalit.

Pas më shumë se një dekade, gjatë së cilës që prej vitit 2013 ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën e Rilindjes, Spiropali ka zgjedhur të shfaqë publikisht pakënaqësinë e saj. Statuset e gjata në rrjetet sociale, por edhe mungesa në seancën parlamentare ku Partia Socialiste u rreshtua në mbrojtje të mandatit të Belinda Ballukut, janë interpretuar si sinjale të qarta të një distance politike me qeverinë dhe kryeministrin.

Edi Rama, deri më tani, i ka bërë të qartë vijën e kuqe, të cilën Spiropali, të paktën publikisht, nuk e ka kaluar. Megjithatë, kjo nuk duket se e ka penguar të vazhdojë lëvizjet e saj politike, duke u ravijëzuar gjithnjë e më shumë si një zë disident brenda radhëve të Partisë Socialiste.

Ironia qëndron në faktin se bëhet fjalë për të njëjtën parti që Elisa Spiropali nuk mund t’ia mohojë meritën se e shndërroi, politikisht dhe publikisht, nga “rosaku i shëmtuar” në “mjellmën e hijshme”, me një imazh të kuruar dhe një profil të ndërtuar me kujdes. Tani mbetet për t’u parë nëse zyra e re në zemër të ish-Bllokut është thjesht një adresë pune… apo pika e nisjes së një kryengritjeje në pallat.

Lexo gjithashtu

Video

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Atentat me maskë silikoni dhe paruke grash në Elbasan! Hetimet përqendrohen te nipi i Ot Kilës, hakmarrja pista kryesore.

Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, ka deklaruar se hetimet paraprake për incidentin e ndodhur më 10 korrik në një fluturim nga Greqia drejt Gjermanisë tregojnë se shkaku mund të ketë qenë dëmtimi i motorit nga një objekt i huaj gjatë ngritjes së avionit në Selanik. Sipas tij, ende nuk ka një përfundim zyrtar, por të dhënat e para tregojnë se motori mund të jetë goditur nga një objekt i jashtëm. O’Leary theksoi se motori i avionit Boeing 737, 18-vjeçar, ishte servisuar dhe riparuar plotësisht gjatë dy viteve të fundit. Gjatë incidentit, pasagjeri serb Ljubisa Karović u plagos rëndë, pasi koka dhe shpatulla e tij e djathtë u tërhoqën pjesërisht jashtë dritares së avionit pas humbjes së presionit në kabinë. Bashkëshortja e tij, Svetlana Grković Maksimović, tha se ajo dhe dy pasagjerë të tjerë arritën ta tërhiqnin brenda avionit, ndërsa ai kishte pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gjakderdhje.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news