Sociale 2026-10-02 10:38:31 Nga VNA

Kundër hartës së re territoriale, banorët e Memaliajt dhe Fushë-Arrëzit protestojnë para Kuvendit

Ndaje në Whatsapp

Kundër hartës së re territoriale, banorët e Memaliajt dhe

Banorë të Memaliajt dhe Fushë-Arrëzit kanë protestuar këtë të premte para Kryesisë së Kuvendit, duke kundërshtuar ndryshimet e propozuara në hartën e re administrativo-territoriale.

Protestuesit kërkuan që zëri i komuniteteve lokale të dëgjohet përpara marrjes së vendimit përfundimtar, duke theksuar se ndryshimet nuk duhet të miratohen pa u marrë në konsideratë interesat dhe nevojat e banorëve të zonave të prekura.

Sipas propozimit të mazhorancës për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, Memaliaj parashikohet të bashkohet me Tepelenën, ndërsa Fushë-Arrëzi me Pukën.

Banorët kundërshtojnë humbjen e statusit aktual të bashkive të tyre dhe kërkojnë që procesi të shoqërohet me konsultime të drejtpërdrejta me qytetarët.

Drafti i reformës parashikon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46, përmes bashkimit të disa njësive ekzistuese.

Video

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

Belinda Balluku me vilë dhe në Itali?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news