Sociale 2026-10-01 08:34:45 Nga VNA

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

Ndaje në Whatsapp
74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me

Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi të nivelit të mesëm, një strukturë e lidhur me peshën e shërbimeve, industrisë përpunuese, ndërtimit dhe bujqësisë.

Sipas një analize që ka bërë Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në vitin 2024 rreth 74% e të punësuarve në Shqipëri ishin të angazhuar në profesione me nivel aftësish të mesme. Vetëm 26% e punësimit përfshin kategori të tjera profesionesh me nivele të ndryshme kualifikimi.

Dominimi i profesioneve me aftësi të mesme lidhet me strukturën e ekonomisë shqiptare, ku një pjesë e madhe e vendeve të punës krijohen në sektorë që kërkojnë pak aftësi sesa arsimim të specializuar të nivelit të lartë.

Shërbimet, tregtia, ndërtimi dhe industria përpunuese janë ndër sektorët që kanë një peshë të rëndësishme në punësim dhe që tradicionalisht mbështeten te punonjës me aftësi të ndërmjetme, si operatorë, teknikë, punonjës shërbimi dhe profesionistë të zanateve të ndryshme.

Një tjetër faktor është zhvillimi i kufizuar i sektorëve me vlerë të lartë të shtuar, ku kërkohen më shumë profesionistë me kualifikime të avancuara, si teknologjia, kërkimi, inxhinieria e specializuar apo shërbimet profesionale. Shqipëria e ka shumë të kufizuar kërkimin shkencor pasi ka një industri që mbështetet kryesisht të krahu i lirë i punës dhe të pambështetur në novacion dhe teknologji.

Kjo strukturë ekonomisë reflekton edhe ndryshimet në kërkesën e bizneseve për fuqi punëtore. Ndërsa kompanitë raportojnë shpesh vështirësi për të gjetur punonjës me aftësi specifike tregu ende ka një ofertë të madhe për punë që kërkojnë formim të ulët dhe pak përvojë.

Sipas ILO-s, rritja e produktivitetit dhe përshtatja e fuqisë punëtore me nevojat e ekonomisë lidhen me forcimin e arsimit profesional, trajnimeve të vazhdueshme dhe zhvillimin e aftësive të reja që kërkohen nga transformimi i tregut të punës.

Gjithashtu sipas të dhënave të brendshme të administruara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Punëve (AKPA), gjatë periudhës janar-dhjetor 2025 janë shpallur gjithsej pozicione 68,860 lira në Zyrat e Punës, duke shënuar rritje prej 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Në aspektin e kategorive profesionale, të dhënat tregojnë se tregu ka pasur nevojën më të madhe për profesionet elementare, të cilat kërkohen në 29.9% të rasteve. Kjo kategori pasohet nga zanatçinjtë dhe profesionet e lidhura me to që zënë 23.7%, punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve me 15.9%, dhe punonjësit në industri me 10.5%.

Për sa i përket profesioneve që kërkojnë nivele më të larta kualifikimi dhe aftësi të specializuara, të dhënat e administruara nga AKPA për vitin 2025 tregojnë një kërkesë më modeste në krahasim me profesionet elementare.

Këto pozicione kërkojnë shpesh arsimim akademik ose trajnime teknike specifike, dhe pesha e tyre në tregun e punës gjatë kësaj periudhe ishte si më poshtë: Pash kategoria “Specialistët me arsim të lartë” përfaqëson vetëm 6.4% të vendeve të lira të shpallura, duke kërkuar individë me formim universitar për role që zakonisht lidhen me analiza, menaxhim projektesh apo detyra të specializuara teknike./ Monitor

Lexo gjithashtu

Video

Pamje dramatike janë publikuar nga avioni i Flydubai, ku pasagjerët ndërhynë për të neutralizuar bashkëpilotin që dyshohet se tentoi të rrëzonte avionin. Gjithçka nisi pasi bashkëpiloti sulmoi me thikë kapitenin brenda kabinës, ndërsa avioni ndodhej në mbi 30 mijë këmbë lartësi. Pavarësisht plagëve, kapiteni arriti të hapte derën e kabinës, duke u dhënë mundësi pasagjerëve dhe ekuipazhit të ndërhynin. Pamjet tregojnë momentet e tensionit dhe përleshjen për të neutralizuar bashkëpilotin. Ndërkohë, avioni nisi të humbiste me shpejtësi lartësi, duke zbritur mijëra metra brenda një kohe shumë të shkurtër.Pasagjerët përjetuan momente paniku, ndërsa disa prej tyre u përfshinë drejtpërdrejt në përpjekjet për të marrë situatën nën kontroll. Pas neutralizimit të bashkëpilotit, kontrolli i avionit u rimor dhe Boeing-u arriti të ulej në mënyrë të sigurt në Arabinë Saudite. Pasagjerët u dërguan më pas drejt Izraelit, ku u pritën nga familjarët e tyre.

Revoltë në burgun “Don Bosco” të Pizës. Tensionet shpërthyen pasi disa dhjetëra të dënuar pretendojnë se zbuluan mikrokamera dhe pajisje elektronike të fshehura në qeli. Ngjarja mori vëmendje të madhe pasi u transmetua LIVE nga brenda burgut në faqen e Kozakut në TikTok, ku një i dënuar shqiptar denoncoi situatën dhe tregoi pamje nga revolta. Për disa orë një repart mbeti nën kontrollin e të burgosurve, ndërsa jashtë u mobilizuan policia, karabinierët dhe policia penitenciare. Situata raportohet se është vendosur nën kontroll, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e vendosjes së pajisjeve dhe nëse ato ishin pjesë e një procedure hetimore të autorizuar.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet në ish-qendrën e paraburgimit të Degës 215 të Inteligjencës Ushtarake Siriane në Damask, e njohur për mbajtjen e të burgosurve politikë dhe kundërshtarëve të qeverisë së Bashar al-Assad. Objekti është lidhur prej vitesh me akuza për tortura, keqtrajtim dhe zhdukje të detyruara të të ndaluarve. Brenda qelive vazhdojnë të jenë të dukshme shkrime në gjuhën arabe dhe ruse, të lëna në muret e ambienteve të paraburgimit.

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe 58 të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror të ushtrisë mbi një treg në qytetin Kyauktaw, në shtetin Rakhine të Mianmarit. Ekipet e ndihmës paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi disa trupa dyshohet se janë shkrumbuar nga zjarret e shkaktuara pas bombardimit. Sulmi konsiderohet ndër më vdekjeprurësit e kohëve të fundit në luftën civile të vendit. OKB-ja deklaroi se dhuna e vazhdueshme në Rakhine nuk krijon kushtet për kthimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, përfshirë Rohingya-t. Sipas të dhënave të OKB-së, afro gjysmë milioni njerëz jetojnë të zhvendosur në Rakhine si pasojë e konfliktit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news