Sport 2026-10-01 09:31:25 Nga VNA

Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë pas debatit për stolin: “Do të tregoj të vërtetën”

Ndaje në Whatsapp
Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë pas debatit për stolin:

Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i kombëtares portugeze pas debatit të krijuar për mosaktivizimin e tij në ndeshjen kundër Norvegjisë. Kapiteni e njoftoi vendimin përmes rrjeteve sociale, pas konferencës për shtyp të trajnerit Jorge Jesus dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit. 

Qëndrimi i CR7 për të gjithë ndeshjen në stol solli pikëpyetje mbi marrëdhënien me trajnerin. Në konferencën para përballjes me Danimarkën, Jesus mohoi se kishte një konflikt, por pranoi se sulmuesi ishte mërzitur pasi kishte bërë nxehje dhe nuk ishte futur në fushë.

Trajneri shpjegoi se kishte menduar ta aktivizonte gjatë takimit me Norvegjinë, por rrjedha e ndeshjes e kishte shtyrë të ndryshonte vendim. Ai theksoi se zgjedhjet për formacionin dhe zëvendësimet i takojnë atij, ndërsa vëmendja e skuadrës duhej të përqendrohej te Danimarka. 

“Për sa kohë jam unë trajneri, vendos unë. Nuk mund të më ndryshojë mendimin asnjë lojtar, as presidenti”, deklaroi Jesus.

Pas konferencës, Ronaldo konfirmoi largimin dhe paralajmëroi se do të shpjegonte më vonë arsyet e vendimit.

“Në kohën e duhur, do t’u tregoj të gjithë portugezëve të vërtetën mbi arsyet që më çuan të largohem nga kombëtarja, së cilës i jam përkushtuar gjithmonë”, shkroi CR7.

Sulmuesi e mbylli reagimin duke i uruar suksese Portugalisë dhe të gjithë shokëve të skuadrës, pa përjashtim. Në mesazhin e tij, ai nuk njoftoi tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja. 

Federata Portugeze e Futbollit konfirmoi largimin e kapitenit dhe bëri të ditur se përgatitjet për ndeshjet me Danimarkën dhe Norvegjinë do të vijojnë me 24 lojtarët e mbetur në grumbullim. 

Video

Monika Kryemadhi e nis ditën me batutë në SPAK.

Monika Kryemadhi e nis ditën me batutë në SPAK

Pamje dramatike janë publikuar nga avioni i Flydubai, ku pasagjerët ndërhynë për të neutralizuar bashkëpilotin që dyshohet se tentoi të rrëzonte avionin. Gjithçka nisi pasi bashkëpiloti sulmoi me thikë kapitenin brenda kabinës, ndërsa avioni ndodhej në mbi 30 mijë këmbë lartësi. Pavarësisht plagëve, kapiteni arriti të hapte derën e kabinës, duke u dhënë mundësi pasagjerëve dhe ekuipazhit të ndërhynin. Pamjet tregojnë momentet e tensionit dhe përleshjen për të neutralizuar bashkëpilotin. Ndërkohë, avioni nisi të humbiste me shpejtësi lartësi, duke zbritur mijëra metra brenda një kohe shumë të shkurtër.Pasagjerët përjetuan momente paniku, ndërsa disa prej tyre u përfshinë drejtpërdrejt në përpjekjet për të marrë situatën nën kontroll. Pas neutralizimit të bashkëpilotit, kontrolli i avionit u rimor dhe Boeing-u arriti të ulej në mënyrë të sigurt në Arabinë Saudite. Pasagjerët u dërguan më pas drejt Izraelit, ku u pritën nga familjarët e tyre.

Revoltë në burgun “Don Bosco” të Pizës. Tensionet shpërthyen pasi disa dhjetëra të dënuar pretendojnë se zbuluan mikrokamera dhe pajisje elektronike të fshehura në qeli. Ngjarja mori vëmendje të madhe pasi u transmetua LIVE nga brenda burgut në faqen e Kozakut në TikTok, ku një i dënuar shqiptar denoncoi situatën dhe tregoi pamje nga revolta. Për disa orë një repart mbeti nën kontrollin e të burgosurve, ndërsa jashtë u mobilizuan policia, karabinierët dhe policia penitenciare. Situata raportohet se është vendosur nën kontroll, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e vendosjes së pajisjeve dhe nëse ato ishin pjesë e një procedure hetimore të autorizuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news