Bota 2026-10-02 09:31:00 Nga VNA

Trump paralajmëron Iranin pas incidentit me Flydubai: Nëse është përgjegjës, do ta godasim shumë fort

Ndaje në Whatsapp

Trump paralajmëron Iranin pas incidentit me Flydubai: Nëse

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për pasoja të rënda, nëse hetimet vërtetojnë se Teherani ka lidhje me incidentin e rëndë të regjistruar në një avion të kompanisë Flydubai, që udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit.

I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë nëse kishte marrë informacione për një përfshirje të mundshme të Iranit, Trump deklaroi se autoritetet amerikane po punojnë për të zbardhur çështjen.

“Bazuar në atë që po dëgjoj, do të thosha po, por po punojmë për këtë tani”, tha presidenti amerikan, pa paraqitur prova publike për një lidhje të drejtpërdrejtë me Teheranin.

Trump paralajmëroi gjithashtu se Uashingtoni mund të reagojë ashpër nëse përgjegjësia e Iranit konfirmohet. “Do të goditen shumë rëndë, mos u shqetësoni”, deklaroi ai.

Incidenti ndodhi në fluturimin FZ1073 të Flydubai, ku bashkëpiloti dyshohet se sulmoi kapitenin në kabinë dhe tentoi të merrte kontrollin e avionit. Pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit ndërhynë, ndërsa avioni u ul në mënyrë emergjente në Arabinë Saudite.

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, së bashku me autoritete të vendeve të tjera të përfshira, po hetojnë motivin e sulmit dhe nëse ngjarja kishte lidhje me terrorizmin. Deri më tani, nuk është bërë publike ndonjë provë përfundimtare që lidh Iranin me incidentin.

Video

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

Belinda Balluku me vilë dhe në Itali?

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës, ku një makinë elektrike ka hyrë me shpejtësi brenda Tempullit Guanyin, në zonën Chinatown. Sipas raportimeve, drejtuesi i moshuar humbi ndjenjat ndërsa ishte në timon, duke humbur kontrollin e automjetit. Makina përshpejtoi papritur dhe u përplas brenda tempullit. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur, dy prej tyre rëndë. Ndërtesa pësoi dëmtime, ndërsa statuja kryesore e tempullit nuk u prek.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news