Kronika 2026-01-12 14:21:00 Nga VNA

Vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka shpallen në kërkim, dhunojnë dy persona në Lezhë

Ndaje në Whatsapp
Vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka shpallen në kërkim,

Vëllai dhe nipi i ish-deputetit socialist Arben Ndoka janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë dhunuar në një lokal Nikollë Markun dhe kushëririn e tij. Nikollë Marku ka deklaruar se dhunuesit kanë qenë pesë persona të maskuar dhe të armatosur, ndërsa njëri prej tyre është prezantuar si nipi i Arben Ndokës. Ish-deputeti Arben Ndoka ndodhet gjithashtu në kërkim nga SPAK për akuza të rënda në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në qytetin e Lezhës, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë e konfliktit, janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët, pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku kanë deklaruar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Policia po vijon kërkimet intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., ndërsa një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

 

Video

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodër, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të çastit. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal të Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore një 19-vjeçar me inicialet E. P. dhe një 17-vjeçar, të cilët dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës (thikë). Nga veprimet e para hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, pas një përplasjeje mes disa të rinjve, ku dyshohet se të përfshirët janë nën moshën 18 vjeç.

Erjon Veliaj hyn në gjykatë me pranga në duar…

Unë e kam vetëpërjashtuar por gjithsesi mund të ankohet tek…partia ime

Në ndeshjen Chicago Bulls – Phoenix Suns në United Center, atmosfera u ndez nga një performancë madhështore e ansamblit shqiptar në Illinois. Muzika dhe vallet tradicionale shqiptare pushtuan parketin, duke mahnitur publikun amerikan. Mbrëmja e dedikuar komunitetit shqiptar solli energji, ngjyra dhe krenari në NBA. Ky moment unik po bën xhiron e rrjeteve sociale si një festë e kulturës shqiptare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news