Kronika 2025-11-10 14:15:00 Nga VNA

SPAK thërret Sali Berishën për dëshmi mbi ngjarjet e 21 janarit

Ndaje në Whatsapp
SPAK thërret Sali Berishën për dëshmi mbi ngjarjet e 21

SPAK thërret Sali Berishën për të dëshmuar për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Sipas burimeve, ai duhet të paraqitet të premten, datë 14 nëntor 2025. Ish-kryeministri do të japë shpjegime për gjithçka ndodhi brenda ambienteve të godinës së Kryeministrisë gjatë demonstratës së dhunshme ku u vranë 4 qytetarë. SPAK po heton për të identifikuar urdhëruesin e vrasjeve të qytetarëve. Strasburgu ndërkohë e ka cilësuar 21 janarin si krim shtetëror.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës së kohës më 21 janar 2011, u vranë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda. Për vrasjen e Veizit e Myrtaj janë dënuar me 1 vit burgim ish-shefi i Gardës, Ndrea Prendi, dhe me 3 vite burgim ish-gardisti Agim Llupo.

Video

Izraeli ka rritur ndjeshëm sulmet ajrore në Liban gjatë orëve të fundit. Së paku shtatë goditje u kryen brenda dy orësh, kryesisht në periferitë jugore të Bejrutit. Katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Pamjet nga terreni tregojnë shkatërrime të mëdha në një zonë të populluar. Banorët shihen duke transportuar të plagosurit mes pluhurit dhe rrënojave.

Agjencia hapësinore amerikane NASA ka ndarë pamje zyrtare nga misioni i saj i fundit hënor, Artemis II, duke ofruar një vështrim të rrallë nga brenda anijes kozmike gjatë ditëve të para të fluturimit. Sipas deklaratës së publikuar, ekuipazhi ka arritur një moment të rëndësishëm, duke u pozicionuar më afër Hënës sesa Tokës. Astronautët raportojnë se mund të shohin Hënën drejtpërdrejt nga porta e dokimit, duke e përshkruar pamjen si “një spektakël të mrekullueshëm”. “Ne mund ta shohim Hënën nga porta e dokimit tani. Është një pamje e bukur,” thuhet në mesazhin e ndarë nga ekuipazhi.

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në qendër të Tiranës, në një dyqan, mbi të cilin shihen flakët. Flakët janë më të dukshme në pjesën e çatisë së dyqanit në zonën e njohur si 9-katëshet në Rrugën e Barrikadave. Tymi ka “pushtuar” zonën dhe është përhapur kudo.

Edhe pse temperaturat nuk janë tipike të verës, ditët me diell kanë nxitur qytetarë vendas dhe turistë të zgjedhin bregdetin për shëtitje dhe relaks.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news