Kronika 2025-11-13 18:48:00 Nga VNA

SHBA sanksionon familjen Hysa për lidhje me kartelin “Sinaloa”/Luftar Hysa dikur u shfaq në “Opinion” duke treguar për takimin me Edi Ramën

Ndaje në Whatsapp
SHBA sanksionon familjen Hysa për lidhje me kartelin

Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar sanksionimin e organizatës së krimit të organizuar “Hysa”, me në krye biznesmenin Luftar Hysa, për përfshirje në pastrimin e parave të kartelit meksikan “Sinaloa”. Sipas njoftimit, “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa (HOCG) u godit sot pas një pune të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Meksikës”, ndërsa familja shqiptare akuzohet se ka përdorur rrjetin e saj të kazinove dhe restoranteve si mbulesë për shpëlarjen e parave të trafikut të drogës.

Në deklaratën e Thesarit thuhet gjithashtu se Luftar Hysa është “i vendosur midis Meksikës dhe Kanadasë” dhe “shfaqet shpesh në media si një anëtar kryesor i familjes Hysa, duke dhënë intervista mbi bizneset e familjes në Meksikë dhe Evropë.”

Hysa është njohur për publikun shqiptar përmes një interviste në emisionin “Opinion”, ku foli edhe për takimin e tij me kryeministrin Edi Rama. Në atë intervistë, ai tha se e kishte kërkuar takimin për një projekt artistik që synonte promovimin e Shqipërisë përmes një libri me fotografi.

“Kam dashur ta takoj Edi Ramën për një histori shumë të bukur. Kam një mik nga Anglia, fotografin Max Miligan, që donte të bënte një libër për Shqipërinë për të promovuar turizmin. Si artist që është, mendova se Rama mund të mbështeste këtë projekt,” deklaronte Hysa në “Opinion”, duke shtuar se prezantimin me Ramën e kishte bërë “një mik gjerman, mik i mirë i Shqipërisë”.

Sipas Departamentit të Thesarit, Luftar Hysa dhe tre vëllezërit e tij – Arben, Fatos dhe Fabjon Hysa – kanë përdorur investime në biznese dhe kazino në Meksikë për të pastruar fitimet e trafikut të drogës. Autoritetet amerikane dhe meksikane zbuluan se grupi ka bashkëpunuar me kartelin famëkeq “Sinaloa”, si dhe me shtetas amerikanë për transportimin e sasisë së madhe të parave në dorë nga Meksika drejt SHBA-së për qëllime pastrimi.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news