Kronika 2025-10-23 21:13:45 Nga VNA

Lala: Një kriminel donte të bëhej i penduar, për të zbardhur zhdukjen e Martinajt, por nuk iu dha statusi!

Ndaje në Whatsapp
Lala: Një kriminel donte të bëhej i penduar, për të

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për kërkesën e babait të Ervis Martinajt, që ai të shpallet zyrtarisht i zhdukur. 

Lala shpjegoi se si do të vijojë procedura ligjore. Ndërkohë gazetarja ka deklaruar se një person nga bota e krimit të organizuar, ka dashur të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, me pretendimin se e di fatin e Martinajt, por nuk i është dhënë ky status. 

"Mustafa Martinaj ka kërkuar shpalljen si të zhdukur të djalit të tij, Ervis Martinaj. 

Xhaxhai i Martinaj ka vajtur në polici në 2022 duke thënë se ka humbur kontaktet me Ervis Martinaj. Nga ai vit, për fatin e Ervis Martinajt nuk dihet asgjë. 

Babai i Martinajt ka kërkuar nga gjykata shpalljen si të zhdukur të djalit të tij. Në momentin që familjarët nuk kanë kontakt me familjarin, për një periudhë dy vite, iu lind e drejta, të kërkojnë shpalljen si të zhdukur dhe të kenë akses mbi të drejtat e tij pronësore. Në këtë aspekt, Mustafa Martinaj iu drejtua gjykatës pasi kanë kalur tre vite. Me short është zgjedhur gjyqtari dhe po e shqyrton.

Çfarë bën gjykata?

Shpallen njoftimet dhe qëndrojnë gjashtë muaj me rradhë, në këtë periudhë, nëse ndonjë person mund të kenë të dhëna që mund të informojnë për fatin e Martinaj, i bëhet me dije gjykatës. Nëse nuk ka të dhënë, gjyqtari plotësohet në treshe gjykuese dhe ndryshon procedura. 

Gjyqtarët u bëjnë shkresa institucioneve dhe nëse merr përgjgje negative prej tyre, Martinaj shpallet i zhdukur. Më pas, mund të kërkojë familja pas katër vitesh të tjera ta shpallë të vdekur. Shpallja si i vdekur, është procedurë më e vështirë dhe e koklavitur.

Nëse më vonë del që ai jeton, ka pastaj problematika ligjore sa i përket ndjekjes së tij penale. Mendoj se koha do të jetë më e gjatë për të shkuar në këtë pikë.

Prokuroria e Lezhës, dosjen e ka drejtuesi Arben Nika. E vetmja gjë që është bërë në këto tre vite, përveç marrjes së kamerave dhe pyetja e personave që kanë patur dijeni, ka hetim të çelur zyrtar, dosja është në prokurori, është pyetur vajza që e shoqëronte, është dënuar edhe polici që e shoqëronte, por dosja është në gjendje të fjetur. As nuk është pezulluar dhe as nuk është kthyer. Prokuroria mund ta riaktivizojë me hetime të thelluara, nëse ka informacione.

Fakti që Martinaj në këto tre vite nuk ka asnjë sinjal, më bën të dyshoj që mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë.

Rasti i tij nuk është i thjeshtë, për shkak të personalitetit që kishte, përplasjeve të forta në botën e krimit dhe përplasje me mazhorancën përpara se të zhdukej. Ishte njeri i lojrave të fatit e me rradhë. 

Nuk ka të dhënë tjetër. Në informacionet që kam disponuar, ka patur tentativë të një personi, që mund të konsiderohet si njeri i rëndësishëm i krimit, që ka patur tratativë për të marrë statusin e të penduarit, nuk i është dhënë. Nuk di të them pse nuk i është dhënë statusi", deklaroi Lala./TPZ

Video

Goli i Bayern Munchen në çerekfinalen e Champions League ne Santiago Bernabeu përballë Real Madrid u shënua nga Diaz në minutën e 41

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Teheranit, ndërsa presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo natë do të shoqërohet me sulme të forta, deri në “shkatërrimin e qytetërimit mijëravjeçar”, siç deklaroi ai sot në rrjetin Truth.

Mos i kafsho më të keqen teta!- i thotë policja qenit që plagosi sot një 4 vjeçare…

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, dhe Mbretëresha Suthida po tërheqin vëmendjen e mediave botërore për një arsye të pazakontë për familjet mbretërore moderne: të dy janë pilotë të licencuar dhe mund të fluturojnë vetë avionët e tyre. Mbreti Vajiralongkorn është i trajnuar si pilot ushtarak dhe komercial, me eksperiencë nga avionët luftarakë deri tek aeroplanët e pasagjerëve të tipit Boeing. Edhe Mbretëresha Suthida zotëron një licencë piloti komercial, ndërsa më herët ka punuar si stjuardesë përpara se të ngjitej në radhët e ushtrisë dhe të bëhej mbretëreshë. Në vitin 2025, çifti mbretëror u bë kryefjalë e mediave pasi pilotuan personalisht një Boeing 737 gjatë një vizite shtetërore në Bhutan—me Mbretin në komandë dhe Mbretëreshën si bashkëpilote. Një moment i rrallë dhe thuajse i paprecedentë për liderët botërorë në udhëtime zyrtare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news