Kronika 2025-08-06 22:48:00 Nga VNA

Hetim në Itali zbulon rrjet prostitucioni të drejtuar nga shqiptarë, 10 të arrestuar

Ndaje në Whatsapp
Hetim në Itali zbulon rrjet prostitucioni të drejtuar nga

Një operacion i përbashkët mes Policisë së Piacenzës dhe asaj Bashkiake ka çuar në zbardhjen e një rrjeti kriminal që merrej me shfrytëzim prostitucioni, ku shtetas shqiptarë kishin një rol qendror. Hetimet, të nisura që prej shkurtit 2018 dhe të koduara me emrin “Italianë njerëz të mirë”, kanë përfunduar me arrestimin e 10 personave, përfshirë si shqiptarë, ashtu edhe italianë.

Gjurmimi i aktivitetit nisi në zonat Caorsana dhe via Stradiotti, ku u vunë re lëvizje të dyshimta. Sipas hetimeve, shqiptarët kryesonin organizimin e rrjetit, duke kontrolluar të ardhurat dhe aktivitetin e prostitutave, shumica prej të cilave ishin gra shqiptare. Dhuna dhe kërcënimet ndaj vajzave ishin pjesë e metodave të përdorura për t’i detyruar ato të punonin.

Italianët e përfshirë në këtë rrjet kishin funksione mbështetëse – nga sigurimi i banesave për vajzat, deri te organizimi i martesave të rreme për leje qëndrimi. Mes të ndaluarve është edhe një punonjës i Bashkisë së Piacenzës, i dyshuar për përfshirje indirekte.

Masat e marra përfshijnë katër arrestime me burg, një arrest shtëpie dhe pesë persona të detyruar të paraqiten rregullisht para autoriteteve.

Prokurori Antonio Colonna e cilësoi rastin si një shembull të mirë bashkëpunimi institucional dhe e quajti aktivitetin “etikisht të neveritshëm”, duke përmendur se një nga vajzat ishte detyruar të punonte edhe gjatë shtatzënisë. Nga ana tjetër, shefi i Policisë, Pietro Ostuni, deklaroi se autoritetet janë “të pamëshirshme me dhunuesit, por mbështetëse për të dobëtit”.

Ky rast ka ringjallur debatin publik mbi përmasat e trafikimit dhe shfrytëzimit të qenieve njerëzore në Itali, ku shqiptarët vazhdojnë të shfaqen shpesh si figura kyçe në rrjete të tilla kriminale.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news