Kronika 2026-03-26 14:57:00 Nga VNA

Evis Berberi mbetet në burg: Kushtetuesja refuzon rishikimin e arrestit dhe e dërgon në Shkallën e Parë për çështjen e celularëve

Ndaje në Whatsapp
Evis Berberi mbetet në burg: Kushtetuesja refuzon rishikimin e arrestit dhe

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, për rishikimin e masës së arrestit në burg. Si pasojë, ish-vartësi i ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, do të vijojë të mbetet në qeli.

Sa i përket pretendimeve të tjera të Berberit lidhur me papërdorshmërinë e provave të nxjerra nga celulari i tij, Gjykata Kushtetuese nuk i ka marrë ato në shqyrtim. Sipas vendimit, ai duhet t’i drejtohet për këtë çështje Gjykatës së Shkallës së Parë.

Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ai dyshohet se është përfshirë në raste korruptive që lidhen me tetë tendera, me një vlerë totale rreth 5 milionë euro.

SPAK dyshon se Berberi, fillimisht në detyrën e drejtorit të Efiçencës së Energjisë, ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro, të cilat janë fituar nga kompania DAAM, e drejtuar nga Valter Begaj, por që sipas hetimeve në fakt kontrollohej nga vetë Berberi.

Po sipas prokurorisë, edhe gjatë kohës kur Berberi drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar, e njëjta kompani ka fituar tre tendera të tjerë me vlerë rreth 1 milion euro.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se kompania DAAM është përdorur për transferimin e shumave të mëdha të parave nga kompania tjetër “Net Group”, në pronësi të sipërmarrësit Begaj, përmes një sërë transaksionesh financiare.

Sipas SPAK, këto para janë përdorur më pas për blerjen e pronave të paluajtshme në emër të kompanisë DAAM, çka ka ngritur dyshime për një skemë të mundshme pastrimi parash.

Transaksionet nga “Net Group” drejt kompanisë DAAM, që sipas hetimeve kontrollohej indirekt nga Berberi, përkojnë me periudhën kur “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, gjatë kohës që këto institucione drejtoheshin nga Berberi.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news