Kronika 2025-11-29 12:39:00 Nga VNA

Digjet lokali “Bumble Bee” në Ksamil; në sfond konflikti i përgjakur i Ramadan Canajt

Ndaje në Whatsapp
Digjet lokali “Bumble Bee” në Ksamil; në sfond konflikti i

Një lokal në Ksamil, i identifikuar si “Bumble Bee”, është djegur plotësisht rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm. Sipas Policisë, lokali me konstruksion druri ishte marrë me qira nga shtetasi K. I., ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka ngritur dyshime të forta për një lidhje të mundshme me konfliktin kriminal ku është përfshirë 42-vjeçari Ramadan Zoto, i njohur edhe si Ramadan Canaj. Ky i fundit akuzohet për plagosjen e dy personave më 17 korrik në Sarandë, të dy të afërm të të shumëkërkuarit Ervis Lami.

Sipas hetimeve paraprake, pas plagosjes së dy djemve nga Kamza, përplasja ka vijuar me një akt tjetër të rëndë: ekzekutimin me eksploziv të Isuf Jacajt, babait të Klaus Jacajt, i cili dyshohet se ndihmoi Ramazan Canajn të largohej nga vendngjarja pas plagosjes.

Aktualisht, nuk ka të dhëna zyrtare që e lidhin zjarrin në Ksamil me sagën kriminale, por pista e hakmarrjes nuk përjashtohet, për shkak të përshkallëzimit të ngjarjeve në javët e fundit.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Sarandës:

“Sarandë/ Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit.”

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news