Kronika 2025-10-21 22:53:00 Nga VNA

Arrestohen dy shtetas shqiptarë në Itali, kapen me armë zjarri të vjedhur, njëri prej tyre dëmton policët gjatë tentativës së arratisjes

Ndaje në Whatsapp
Arrestohen dy shtetas shqiptarë në Itali, kapen me armë zjarri

Autoritetet italiane kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë në zonën Borgo Panigale, pranë Bolonjës, pas një operacioni të befasishëm të policisë rrugore. Të arrestuarit janë një 34-vjeçar dhe një 37-vjeçar, të cilëve u është gjetur një armë zjarri e vjedhur dhe municione, ndërkohë që njëri prej tyre u përpoq të arratisej me forcë duke dëmtuar efektivët e policisë.

Gjatë një kontrolli rutinë, policia italiane ndaloi një automjet Volkswagen Golf, brenda të cilit ndodheshin dy shqiptarët. Gjatë verifikimit, forcat e rendit konstatuan se 34-vjeçari mbante me vete një armë zjarri, e cila pas kontrolleve rezultoi të ishte e vjedhur, si dhe një dritë dore që përdorej për të simuluar kontrolle të rreme policore.

Pas gjetjeve, 34-vjeçari u arrestua menjëherë dhe ndaj tij janë ngritur akuza për “posedim të paligjshëm të armës së zjarrit”, “pranim të mallrave të vjedhura” dhe “mbajtje të pajisjeve të falsifikuara me simbole zyrtare. Ndërkohë, 37-vjeçari, që ndodhej në të njëjtin automjet, në momentin e ndërhyrjes së policisë ka tentuar të largohet me forcë. Sipas raportit të autoriteteve italiane, ai përdori dhunë ndaj efektivëve dhe dëmtoi automjetin e policisë gjatë përpjekjes për arratisje. Si pasojë e rezistencës, disa prej policëve kanë pësuar lëndime të lehta fizike, ndërsa agresori është neutralizuar dhe vendosur në pranga. Tashmë ndaj tij rëndojnë akuza të shumta, përfshirë:

“Rezistencë ndaj arrestimit”,
“Dëmtim me dashje të pronës publike”,
“Dhunë ndaj efektivëve të policisë”.

Të dy të arrestuarit janë vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar nëse ata janë të përfshirë në aktivitete të tjera kriminale brenda apo jashtë Italisë. Sipas mediave italiane, policia po verifikon gjithashtu nëse arma e gjetur është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme, ndërkohë që pritet ekspertiza balistike dhe analizat e ADN-së për prova shtesë.

 

Video

Goli i Bayern Munchen në çerekfinalen e Champions League ne Santiago Bernabeu përballë Real Madrid u shënua nga Diaz në minutën e 41

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Teheranit, ndërsa presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo natë do të shoqërohet me sulme të forta, deri në “shkatërrimin e qytetërimit mijëravjeçar”, siç deklaroi ai sot në rrjetin Truth.

Mos i kafsho më të keqen teta!- i thotë policja qenit që plagosi sot një 4 vjeçare…

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, dhe Mbretëresha Suthida po tërheqin vëmendjen e mediave botërore për një arsye të pazakontë për familjet mbretërore moderne: të dy janë pilotë të licencuar dhe mund të fluturojnë vetë avionët e tyre. Mbreti Vajiralongkorn është i trajnuar si pilot ushtarak dhe komercial, me eksperiencë nga avionët luftarakë deri tek aeroplanët e pasagjerëve të tipit Boeing. Edhe Mbretëresha Suthida zotëron një licencë piloti komercial, ndërsa më herët ka punuar si stjuardesë përpara se të ngjitej në radhët e ushtrisë dhe të bëhej mbretëreshë. Në vitin 2025, çifti mbretëror u bë kryefjalë e mediave pasi pilotuan personalisht një Boeing 737 gjatë një vizite shtetërore në Bhutan—me Mbretin në komandë dhe Mbretëreshën si bashkëpilote. Një moment i rrallë dhe thuajse i paprecedentë për liderët botërorë në udhëtime zyrtare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news