Kronika 2025-09-21 13:07:00 Nga VNA

Adoleshenti godet me gërshër 40–vjeçarin në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Adoleshenti godet me gërshër 40–vjeçarin në

Një incident i pazakontë është shënuar në Vlorë, ku një 17-vjeçar ka sulmuar një 40-vjeçar duke përdorur një palë gërshërë.

Përplasja mes tyre, e lindur për motive të parëndësishme, përfundoi me lëndime të lehta për të dëmtuarin. Autoritetet policore ndërhynë menjëherë dhe kanë nisur procedim penal ndaj të miturit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht: një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi më datë 20.09.2025, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe ka goditur me një mjet prerës (gërshërë), shtetasin D. V., 40 vjeç, të cilit i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Video

Zgjidhi miqtë më të mirë se vetja.

Një zjarr masiv shpërtheu në Velodromin Olimpik të Rio de Janeiro, duke përfshirë çatinë në flakë. Rreth 80 zjarrfikës me 20 automjete luftuan flakët, ndërsa tymi i zi mbuloi qytetin. Departamenti i zjarrfikësve të Rio-s deklaroi: “E shmangëm një tragjedi të madhe. Shkaku nuk dihet ende, vetëm hetimi forenzik mund ta përcaktojë. Por është fakt që zjarri filloi nga jashtë, në kanavacë.” Ata shpjeguan se çatia ishte plotësisht prej materiali sintetik, i cili u shkri duke krijuar një strukturë të ngjashme me rrjetën e merimangës. Fatmirësisht, nuk raportohet asnjë i lënduar dhe zjarri tashmë është nën kontroll. Shkaku po hetohet.

Ja ku u zgjidh dhe çështja e pagave për mësuesit. Ka menduar Kumbaro për të tërë

Elisa 2, version mashkull.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news