Politika 2025-12-11 09:41:00 Nga VNA

Adnan Xholi prezanton platformën për kreun e SPAK: Prioritet lufta kundër krimit dhe mbrojtja e prokurorëve

Ndaje në Whatsapp
Adnan Xholi prezanton platformën për kreun e SPAK: Prioritet lufta

Kandidati për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi, ka paraqitur sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën e tij, duke vënë theksin te konsolidimi i institucionit dhe forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Xholi vlerësoi punën dhe rezultatet e prokurorëve të SPAK, duke theksuar se struktura ndodhet në një fazë të rëndësishme ku kërkohet vijimi i hetimeve të shpejta, efikase dhe goditje më të forta ndaj aseteve kriminale. Ai u shpreh se qëndrueshmëria e SPAK dhe pavarësia e tij janë thelbësore për të garantuar rezultate konkrete.

Një tjetër pikë e rëndësishme në prezantimin e tij ishte mbrojtja e prokurorëve nga sulmet e padrejta, duke nënvizuar se integriteti i trupës është bazë për funksionimin e drejtë të institucionit.

Gjatë fjalës së tij, Xholi deklaroi se i plotëson të gjitha kriteret për drejtimin e strukturës dhe se angazhimi i tij profesional lidhet me çrrënjosjen e pandëshkueshmërisë dhe garantimin e barazisë para ligjit. Ai e cilësoi trupën e prokurorëve të SPAK si një ekip me rezultate konkrete, të cilin synon ta mbështesë plotësisht nëse zgjidhet në krye të institucionit.

Adnan Xholi: “E ndjeva privilegjin të aplikoja për shkak se vlerësoj se nga ana formale plotësoj kriteret që përcakton KLP për ngritjen në detyrë, me besimin se kam aftësitë e duhura profesionale për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të reformës në drejtësi. SPAK ndodhet në fazë konsolidimi; implementimi i strategjive të institucionit lidhet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po aq e rëndësishme është mbrojtja dhe integriteti dhe i pavarësisë së institucionit, mbrojtja nga sulmet e padrejta që u bëhen magjistratëve dhe prokurorëve. Shpreh vlerësimet maksimale ndaj trupës së SPAK për rezultatet që kanë arritur, pasi secili prej tyre është kandidat potencial për ta drejtuar atë strukturë. Kanë arritur rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit; krenar që punoj me ata dhe do ti mbështes në çdo situatë pavarësisht votimit të sotëm. Ata janë familje ime në sistemin e drejtësisë, më tepër qëndrojmë me ta se me familjen biologjike. Ka ardhur koha që të vijojë puna me hetime të shpejta për të goditur kriminalitetin si me hetime penale dhe pasurore, me qëllim sekuestrimin e aseteve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe promovimin e barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët.”

Video

Aktivisti Mirsad Basha ngre alarmin për situatën shqetësuese nga derdhja e Bunës. Prej më shumë se 3 javësh, mbetje të shumta janë grumbulluar në bregun e Adriatikut, të rikthyera nga deti. Kjo është një tjetër dëshmi se natyra nuk harron dhe na rikthen atë që i bëjmë. Ai bën thirrje që më 16 janar bashkohemi për pastrimin e zonës dhe për t’i dhënë natyrës pak nga ajo që na jep çdo ditë.

Momenti kur Adriatik Lapaj humb ndjenjat gjatë përplasjes me policinë për largimin e gjeneratorit të vendosur para Kryeministrisë. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë me pretendimin se pajisja zinte hapësirë publike, ndërsa Lapaj këmbënguli se kishte depozituar dokumentacionin për protestën dhe furnizimin me energji. Situata u qetësua vetëm pasi ai u ndje keq dhe u rrëzua.

Ishte koha kur zonja Bejtja merrte vendime që i vinin për shtat Berishës.

U gjet fajtori për firmat ...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news