Kronika 2025-11-01 21:06:00 Nga VNA

Vrasje në Selenicë: 35-vjeçari Daljan Alliaj ekzekutohet në derën e shtëpisë së xhaxhait – dyshohet për hakmarrje

Ndaje në Whatsapp
Vrasje në Selenicë: 35-vjeçari Daljan Alliaj ekzekutohet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Gjorm, në bashkinë Selenicë, ku një i ri, rreth 35 vjeç, është vrarë me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Daljan Alliaj, ndërsa krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje.

Sipas burimeve nga vendngjarja, vrasja ka ndodhur në derën e shtëpisë së xhaxhait të viktimës, ku Daljan Alliaj ndodhej në momentin e sulmit. Dëshmitarët kanë raportuar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, në qendër të fshatit, pak minuta para se të mbërrinin forcat e policisë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se një kushëri i viktimës, i cili ndodhet ndër autorët e masakrës së Çoles, mund të ketë lidhje me motivet që çuan në këtë ekzekutim. Megjithatë, policia ende nuk ka dhënë detaje për identitetin e autorëve apo lidhjet e tyre me ngjarjen e sotme.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Video

Sejko Veliu quhet personi që shpëtoi vajzën 4-vjeçare nga sulmi i një pitbulli në Vlorë. Ai rrëfen momentet e vështira që kaloi fëmija dhe gjyshja që e shoqëronte

Fermerët dhe blegtorët protestuan kundër skemës kombëtare të bujqësisë për vitin 2026, duke kërkuar subvencione më të larta dhe rikthimin e naftës pa taksa. Ata shprehen se kostot e karburantit dhe ushqimit për bagëtitë janë të papërballueshme. Protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një bordi për produktet bazë dhe një laborator për sigurinë ushqimore. Skema e re nuk përfshin mbështetjen e premtuar, gjë që e bën situatën të rëndë për sektorin. Qeveria pranoi të rishikojë skemën vetëm në shtator, por blegtorët e konsiderojnë këtë të papranueshme. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave dhe thonë se do të dalin në rrugë me traktorë dhe lopët e tyre nëse nuk dëgjohen.

Fermerët dhe blegtorët gjatë protestës së sotme para Ministrisë së Bujqësisë kërkuan rikthimin e naftës pa taksa për bujqësinë ose rregullimin e taksës së qarkullimit. Ata theksuan se çmimi i lartë i karburantit po e bën të pamundur funksionimin normal të fermave dhe blegtorisë. Një tjetër kërkesë ishte rritja e subvencioneve për sektorin, duke u ankuar se ato janë 7-8 herë më të ulëta se në vendet fqinje. Fermerët kërkuan gjithashtu ngritjen e një bordi për produktet bazë të shportës. Protestuesit kërkuan krijimin e një laboratori për sigurinë e produkteve ushqimore dhe një trajtim më të drejtë të TVSH-së për fermerët. Ata paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, do të përshkallëzojnë protestat në rrugët e Tiranës.

Ky është qeni i rracës pitbull që sulmoi një vajzë 4 vjeçare në Vlorë duke i shkaktuar plagë në kokë. Pas sulmit ai është duke u mbajtur i lidhur deri sa të mbërrijnë autoritetet përkatëse për ta dërguar në një qendër të specializuar

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news