Kronika 2026-09-19 17:57:00 Nga VNA

Kontrolli “blic” në paraburgimin ku mbahet Ergys Agasi, Lala: Pati përplasje mes SPAK dhe Policisë së Burgjeve

Ndaje në Whatsapp

Kontrolli “blic” në paraburgimin ku mbahet Ergys Agasi, Lala:

Detaje të reja janë bërë publike nga kontrolli i befasishëm në paraburgimin e Bradasheshit, në sektorin ku mbahet Ergys Agasi. Gazetarja Klodiana Lala tha se gjatë operacionit pati edhe një “fërkim” mes SPAK-ut dhe Policisë së Burgjeve lidhur me ambientet ku duhej të përqendroheshin kontrollet.

Sipas Lalës, Policia e Burgjeve kërkonte që verifikimet të kryheshin në qelinë e Agasit dhe në qeli të tjera, ndërsa SPAK këmbëngulte që kontrolli të shtrihej në kuzhinë dhe në ambientet e përbashkëta. Dyshohet se hetuesit kishin informacione që i orientonin drejt këtyre hapësirave.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan pije alkoolike dhe pajisje wireless. Pajisjet janë dërguar për ekspertim, ndërsa çështja e pijeve alkoolike i është referuar Prokurorisë së Elbasanit, pasi konsiderohen sende të palejuara në ambientet e paraburgimit.

Megjithatë, nga informacionet e bëra publike nuk është konfirmuar se sendet e sekuestruara i përkisnin Ergys Agasit. Ato janë gjetur në kuzhinën e sektorit ku ai mbahet i paraburgosur.

Agasi u arrestua më 26 gusht në Durrës, pas disa muajsh në kërkim, në kuadër të hetimeve të SPAK që lidhen me dosjen e AKSHI-t. Ndaj tij janë ngritur disa akuza, ndër të tjera për shkelje të barazisë në tendera, konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje të paligjshme të lirisë dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news