Kronika 2026-09-18 14:00:00 Nga VNA

Gjykata e Tiranës lë në burg Eno Agasin, dosja i kalon SPAK-ut

Ndaje në Whatsapp

Gjykata e Tiranës lë në burg Eno Agasin, dosja i kalon SPAK-ut

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Eno Agasin, kushëririn e Ergys Agasit. Ai u arrestua dy ditë më parë në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim, pasi zhduku shishet me verë që u zbuluan në kantinën e kushëririt të tij në Equos Resort, mall që ishte sekuestruar me urdhër të SPAK.

Eno Agasi akuzohet për vjedhje dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Pas caktimit të masës së sigurisë, gjykata vendosi ta kalojë dosjen për kompetencë për SPAK, ku Eno Agasi do të hetohet nën dyshimet se është pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga kushëriri i tij.

Ergys Agasi u shpall në kërkim në dhjetor 2025 si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda AKSHI dhe dyshohet se urdhëronte rrëmbimin e rivalëve, duke i detyruar të tërhiqeshin nga tenderat. Në atë kohë, gjatë kontrolleve në vilat dhe zyrat e tij, u zbuluan shishet e shtrenjta të verës.

Malli u sekuestrua dhe u la në ruajtje, por gjatë natës Eno Agasi e zhduku. Ergys Agasi u arrestua ndërkohë pak javë më parë në Durrës. Ai është izoluar në paraburgimin e Bradasheshit. Ndërsa biznesmeni Ermal Beqiri po përballet me drejtësinë në Francë me qëllim pengimin e ekstradimit.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news