Kronika 2026-09-19 18:25:32 Nga VNA

Falsifikimi i dokumenteve për 1,143 hektarë tokë, lihen në burg dy ish-drejtorët dhe juristi i Kadastrës së Fierit

Ndaje në Whatsapp

Falsifikimi i dokumenteve për 1,143 hektarë tokë, lihen në

Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy ish-drejtorët e Kadastrës, Ertis Shehu dhe Bardhyl Kapaj, si dhe juristin Piro Çela, të përfshirë në hetimin për regjistrimin e një sipërfaqeje të konsiderueshme toke përmes dokumenteve të dyshuara si të falsifikuara. Për biznesmenin Kastriot Hasko, gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest në shtëpi”.

Sipas Prokurorisë së Fierit, Hasko dyshohet se ka përdorur dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, përmes të cilave janë regjistruar rreth 1,143 hektarë tokë në zonat e Semanit të Ri dhe Sheq Marinas. Hetuesit dyshojnë se më pas, përmes një prokure të falsifikuar, prona është shitur te dy shoqëri të ndryshme.

Në dosjen hetimore ngrihen dyshime edhe mbi veprimet e ish-drejtuesve dhe specialistit të ASHK-së, të cilët, sipas Prokurorisë, kanë kryer regjistrimin e pronave pa verifikuar më parë autenticitetin e dokumentacionit të paraqitur.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu një rast ku sipërfaqja e regjistruar rezulton më e madhe se ajo e përcaktuar në dokumentin e dyshuar si të falsifikuar. Po ashtu, dyshohet se është ndryshuar zëri kadastral i pronës nga “tokë arë” në “tokë pa frut”, pa ekzistencën e aktit administrativ përkatës.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news