Bota 2026-05-11 09:06:00 Nga VNA

Trump në Kinë: A do ta presë Xi si në 2017-ën, apo gjërat kanë ndryshuar?

Ndaje në Whatsapp
Trump në Kinë: A do ta presë Xi si në 2017-ën, apo

Nga data 13 deri më 15 maj, pritet vizita e Presidentit amerikan, Donald Trump, në Kinë. Në rrjetet sociale, ai është shprehur se udhëheqësi kinez Xi Jinping do t’i “japë një përqafim të madh e të ngrohtë” kur të mbërrijë në Pekin.

Megjithatë, lidhjet ekonomike të forta të Kinës me Iranin, të kombinuara me tensionet tregtare që kanë nisur që nga presidenca e parë e Trump, mund të ndikojnë gjatë vizitës së tij. Pavarësisht viteve të tëra që Trump e ka lavdëruar Xi-n, duke e konsideruar rival të fortë dhe të denjë për respekt, realiteti politik dhe ekonomik duket se do ta kufizojë ceremoninë.

Trump, siç e ka shprehur publikisht, nuk i pëlqejnë fluturimet e gjata, prandaj ai do të qëndrojë në Kinë për vetëm 3 ditë.  Edhe pse do të ketë një ceremoni mirëseardhjeje, ajo nuk parashikohet si vizita e tij e parë në Kinë në 2017-ën, e cila u konsiderua si thjesht një “vizitë shtetërore plus”. Gjatë asaj vizite, Kina kishte organizuar një pritje të jashtëzakonshme dhe Xi kishte përgatitur një turne ekskluziv në Qytetin e Ndaluar, ku Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump shijuan një darkë private.

Trump u bë lideri i parë i huaj që prej themelimit të Republikës Popullore të Kinës në 1949-ën që u trajtua me respekt të veçantë (historikisht të rezervuar për perandorët). Dita tjetër u pasua me një ceremoni tjetër mirëseardhjeje në Sallën e Madhe të Popullit, me paradë ushtarake dhe një banket shtetëror që përfshinte video nga vizita e mëparshme e Xi në Florida dhe një këngë e mbesës së Trump, Arabella.

Siç e theksuam, Pekini rrallë ofron një pritje kaq madhështore për liderë të huaj.

Për shembull, gjatë vizitës së Kryeministrit britanik Keir Starmer në Qytetin e Ndaluar në janar, Xi mungoi dhe vendi mbeti i hapur për turistët e zakonshëm. Starmer kaloi mes turmës së vizitorëve pa ceremoni të veçantë, duke treguar qartë diferencën me pritjen që i bëhet Trump-it.

Analistët politikë paralajmërojnë se, pavarësisht ceremonisë së mundshme, vizita e Trump në Pekin këtë javë do të jetë më e kufizuar, më pak spektakolare dhe më e kujdesshme, duke marrë parasysh tensionet aktuale ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ekonomike të ndërlikuara të Kinës.

 

 

 

Video

Duhet thënë e vërteta për shëndetësinë në Shqipëri…dhe jo fjalët e urta për të vërtetën

Nisja e sezonit turistik në Dhërmi…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, një gazetar në bordin e Air Force One pas kthimit nga Kina, gjatë një debati mbi qëndrimin e Uashingtonit në konfliktin me Iranin. I pyetur për strategjinë amerikane, Trump akuzoi mediat për deformim të realitetit dhe i quajti raportimet “tradhti”. Ai pretendoi se SHBA kishte arritur një “fitore totale ushtarake” ndaj Iranit, duke theksuar se infrastruktura ushtarake iraniane ishte dëmtuar rëndë. Sipas tij, Irani nuk ka më forcë ajrore, marinë apo udhëheqje funksionale. Trump deklaroi se SHBA kishte shkatërruar 85% të kapaciteteve të prodhimit të raketave të Iranit. Ai kritikoi gazetarin për mënyrën si ishte raportuar situata, duke thënë se media nuk po tregonte të vërtetën. “Duhet të turpëroheni për këtë”, iu drejtua ai gazetarit. Trump gjithashtu akuzoi redaksinë e medias se diktonte përmbajtjen e artikujve, duke pretenduar se gazetarët shkruajnë sipas udhëzimeve editoriale.

Elon Musk tregoi një qëndrim të ftohtë dhe të largët ndaj drejtuesit të Xiaomi-t, Lei Jun, i cili iu afrua për të bërë një ‘selfie’ me të. Marrë nga TRT Balkan.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news