Bota 2026-04-05 16:53:27 Nga VNA

Lufta në Iran: Pasoja shkatërruese për mjedisin dhe klimën

Ndaje në Whatsapp
Lufta në Iran: Pasoja shkatërruese për mjedisin dhe klimën

Gjatë sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit janë goditur dhjetëra objekte nafte. Nga ana tjetër, Irani ka vënë në shënjestër instalimet për nxjerrjen dhe përpunimin e naftës në disa shtete të Gjirit Persik. OKB-ja ka paralajmëruar se lufta aktuale në Iran po shkakton pasoja të rënda edhe për mjedisin dhe klimën, sepse përmes sulmeve ndaj infrastrukturës së naftës çlirohen substanca shumë toksike.

Edhe pse dëmet e shkaktuara prej luftimeve ende nuk mund të përcaktohen me shifra konkrete, sipas një analize të think tank-ut britanik Conflict and Environment Observatory konflikti  paraqet një "rrezik të madh për dëme akute dhe afatgjata”. Sepse konsiderohet e sigurt se sulmet ndaj impianteve të naftës dhe të gazit, si dhe ndaj rafinerive, po e rëndojnë ndjeshëm rajonin.

Dëme për ekosistemet 

Në tokë kanë depërtuar lëndë djegëse fosile, metale të rënda dhe substanca per- dhe polifluoroalkile që janë shumë rezistente ndaj ujit dhe nxehtësisë, ndërsa zjarret kanë çliruar ndotës si dioksinat dhe furanet.

Po ashtu mjedisi ndotet edhe prej gazrave që shkaktohen nga përdorimi i armëve apo nga zjarret në terminalet e naftës. Gjithashtu janë regjistruar edhe emetime të mëdha  gazrash që shkatojnë efektin serrë, dëme ndaj sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe përkeqësim i krizës së ujit në Iran.

Sipas ekspertëve zjarret ndaj cisternave të naftës në rajon përbëjnë rrezik në rritje edhe për peshqit dhe gjallesat detare. Megjithatë mungojnë ende shumë të dhëna, ndaj një vlerësim i plotë i rreziqeve të mundshme për ekosistemet, tokën, ujin, ajrin dhe ushqimin nuk është ende i mundur.

Si pasoja të tërthorta konsiderohen edhe përdorimi i shtuar i qymyrit në vend të gazit në vendet që importojnë gaz, si dhe në të ardhmen nga emetimet e larta të CO₂ për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta./DW

Video

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme për të qenë pjesë e seancës gjyqësore për dosjen e “Sterilizimit”.

Ngjarje e rëndë në Greqi, humb jetën 16-vjeçari shqiptar!

Bota në një minutë..

Shpërthime të reja u dëgjuan në Kiev mëngjesin e së martës, një ditë pasi sulmet ruse me dronë vranë të paktën dhjetë persona dhe plagosën më shumë se 80 në Ukrainë. Ndër objektivat e goditura ishte edhe Akademia Kombëtare e Shkencave në qendër të kryeqytetit. Ukraina thotë se Rusia po përdor dronë të rinj me motor reaktiv, më të shpejtë dhe më të vështirë për t’u kapur nga mbrojtja ajrore. Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi gjithashtu se mbi 8 mijë trupa koreano-veriore ndodhen tashmë në Rusi dhe se 10 mijë të tjera po përzgjidhen e trajnohen për dislokim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news