Bota 2026-04-03 15:20:00 Nga VNA

Irani pretendon rrëzimin e një F-15E në territorin e tij. Nis operacioni për shpëtimin e dy pilotëve

Ndaje në Whatsapp

Irani pretendon rrëzimin e një F-15E në territorin e tij. Nis

Autoritetet iraniane kanë shfaqur disa mbetje të një avioni luftarak amerikan që pretendojnë se është rrëzuar gjatë operacioneve ajrore kundër Republikës Islamike. Sipas mediave iraniane, një pjesë e identifikuar është timoni vertikal i një bombarduesi luftarak F-15E Strike Eagle nga skuadroni 494, i bazuar në Lakenheath të Britanisë së Madhe, i dallueshëm nga vija e kuqe karakteristike.

Këto avionë kanë marrë pjesë që nga fillimi në fushatën ajrore kundër Iranit.

F-15E është varianti për sulme tokësore i avionit F-15 Eagle dhe operohet nga një ekuipazh prej dy personash. Gardat Revolucionare iraniane (Pasdaran) pretendojnë se kanë kapur njërin nga pilotët amerikanë.

Ndërkohë, në jug të Iranit po zhvillohet një operacion i forcave speciale të Forcave Ajrore të SHBA-së për shpëtimin e ekuipazhit, i njohur si “Combat Search and Rescue”. Sipas raportimeve, janë filmuar avionë HC-130J “Combat King” dhe helikopterë MH-60G “Pave Hawk” që kryejnë fluturime në lartësi të ulët në provincat Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad.

Misioni i tyre është të lokalizojnë pilotët dhe t’i mbrojnë derisa të krijohen kushtet për nxjerrjen e tyre nga territori.

Njësi të tilla janë bërë të njohura që nga luftërat në Ballkan, kur arritën të shpëtonin një pilot të avionit F-16 të rrëzuar nga forcat serbo-boshnjake, si edhe në vitin 1999 kur u evakuua komandanti i një F-117 Nighthawk, avioni i parë “stealth”, i rrëzuar nga mbrojtja ajrore jugosllave.

Video

Nga Sali në “doktor” me gjasë Elisa e ka kuptuar nga kalon rruga drejt pushtetit.

Momente tensioni edhe për deputetin Agron Shehaj, i cili është nxjerrë me forcë nga Garda e Republikës nga salla e Kuvendit.

Përplasjet e regjistruara gjatë protestës para Kuvendit kanë lënë pas disa të lënduar. Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihen qytetarë të dëmtuar, ndërsa situata është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, disa protestues mbeten të lënduar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news