Bota 2026-05-12 08:52:00 Nga VNA

E konsideruan stres, por doli hantavirus/ Francezja në gjendje kritike pas evakuimit

Ndaje në Whatsapp
E konsideruan stres, por doli hantavirus/ Francezja në gjendje kritike

Një grua franceze, e cila rezultoi pozitive me hantavirus pasi u evakuua nga një anije turistike në mes të një shpërthimi vdekjeprurës të virusit, kishte raportuar simptoma te mjekët në bord, por ishte informuar se bëhej fjalë vetëm për ankth ose stres.

Sipas ministrit spanjoll të Shëndetësisë, Javier Padilla Bernáldez, gruaja kishte shfaqur simptoma të ngjashme me gripin dhe kollë disa ditë më parë, por gjendja e saj dukej në përmirësim dhe nuk kishte temperaturë. Megjithatë, më vonë, Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se ajo ndodhet në gjendje “shumë kritike”.

Anija MV Hondius, e cila ishte në qendër të shpërthimit të hantavirusit, u largua nga porti i Tenerifes pasi mbi 120 persona nga 23 shtete u riatdhesuan brenda 48 orëve në një operacion që autoritetet spanjolle e cilësuan si “kompleks” dhe “të paprecedentë”.

Në bord mbetën 26 anëtarë ekuipazhi dhe dy punonjës shëndetësorë, ndërsa anija po shkon drejt Roterdamit për dezinfektim. Në të ndodhet edhe trupi i një pasagjeri gjerman që humbi jetën gjatë udhëtimit.

Pavarësisht tre viktimave dhe tetë rasteve të konfirmuara në anije, mjekët e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe shërbimit shëndetësor spanjoll nuk i konsideruan simptomat e gruas si të lidhura me hantavirusin, duke menduar se bëhej fjalë për stres apo ankth.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, falënderoi Spanjën për ndërhyrjen dhe tha se gruaja franceze ndodhet në gjendje shumë të rëndë, duke shtuar: “Imagjinoni sikur të kishte qëndruar më gjatë në anije”.

Gruaja ishte një nga pesë pasagjerët francezë që zbritën nga anija në Tenerife dhe më pas u transportuan në një spital në Paris. Ministrja franceze e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, deklaroi se simptomat e saj u përkeqësuan gjatë natës dhe analizat rezultuan pozitive.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore në disa vende po monitorojnë pasagjerët dhe kontaktet e tyre, ndërsa OBSH dhe qeveria spanjolle kanë theksuar se rreziku për publikun mbetet i ulët dhe nuk ka vend për krahasime me pandeminë e Covid-19.

Video

Duhet thënë e vërteta për shëndetësinë në Shqipëri…dhe jo fjalët e urta për të vërtetën

Nisja e sezonit turistik në Dhërmi…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, një gazetar në bordin e Air Force One pas kthimit nga Kina, gjatë një debati mbi qëndrimin e Uashingtonit në konfliktin me Iranin. I pyetur për strategjinë amerikane, Trump akuzoi mediat për deformim të realitetit dhe i quajti raportimet “tradhti”. Ai pretendoi se SHBA kishte arritur një “fitore totale ushtarake” ndaj Iranit, duke theksuar se infrastruktura ushtarake iraniane ishte dëmtuar rëndë. Sipas tij, Irani nuk ka më forcë ajrore, marinë apo udhëheqje funksionale. Trump deklaroi se SHBA kishte shkatërruar 85% të kapaciteteve të prodhimit të raketave të Iranit. Ai kritikoi gazetarin për mënyrën si ishte raportuar situata, duke thënë se media nuk po tregonte të vërtetën. “Duhet të turpëroheni për këtë”, iu drejtua ai gazetarit. Trump gjithashtu akuzoi redaksinë e medias se diktonte përmbajtjen e artikujve, duke pretenduar se gazetarët shkruajnë sipas udhëzimeve editoriale.

Elon Musk tregoi një qëndrim të ftohtë dhe të largët ndaj drejtuesit të Xiaomi-t, Lei Jun, i cili iu afrua për të bërë një ‘selfie’ me të. Marrë nga TRT Balkan.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news