Bota 2025-09-01 07:30:00 Nga VNA

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, qindra të vdekur e fshatra të shkatërruar

Ndaje në Whatsapp
Tërmet i fuqishëm në Afganistan, qindra të vdekur e fshatra

Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi mbrëmjen e së dielës lindjen e Afganistanit, duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. Autoritetet vendore dhe burime nga qeveria e talebanëve kanë paralajmëruar se qindra persona mund të kenë humbur jetën, ndërsa dhjetëra shtëpi ndodhen nën rrënoja.

Raportohet se disa fshatra janë shkatërruar plotësisht, ndërsa rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet po e bëjnë tepër të vështirë mbërritjen e ekipeve të shpëtimit në zonat e prekura, shumica e të cilave mund të arrihen vetëm me helikopter.

Tërmeti, me një thellësi të cekët prej vetëm 8 kilometrash, u ndje fuqishëm edhe në Kabul dhe deri në Islamabad të Pakistanit, më shumë se 300 kilometra larg epiqendrës.

Autoritetet afganase u kanë bërë thirrje organizatave humanitare ndërkombëtare të ndihmojnë në operacionet e shpëtimit dhe në ofrimin e ndihmave emergjente për banorët e prekur.

Video

Emër për emër, pse nuk dalin llogaritë e Edi Ramës për të votuar të enjten hartën e re.

Doli kundër reformës territoriale, Vullnet Sinaj “kyç gojën” para gazetarëve: Po të enjten si do të votojë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news