Politika 2026-10-05 11:17:00 Nga VNA

Berisha mohon takimin me Ramën në Rinas: “As nuk denjoj t’ia hedh shikimin”

Ndaje në Whatsapp
Berisha mohon takimin me Ramën në Rinas: “As nuk denjoj

Ish-kryeministri Sali Berisha, u paraqit në SPAK këtë të hënë në zbatim të masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”. Teksa fliste para godinës prej xhami, Berisha doli kundër ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale, të prezantuara pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Berishës ndryshimet në Kod e rikthejnë vendin në kohën e diktaturës.

“Diktaturë e vërtetë, e hapur. Vetëm në diktaturë, vetëm dosjet e Sigurimit të Shtetit, dhe jo të gjykatave, sepse gjyqet i bënin publike kundër armiqve, por dosjet e Sigurimit të Shtetit ishin top sekret dhe po të botoje një gjë prej tyre, përgjigjja. Ka marrë krejtësisht modelin e vjetër. Ka marrë modelin e diktaturës, është vendosje e diktature dhe unë ftoj gazetarët të mblidhen me urgjencë dhe të reagojnë ndaj këtyre ligjeve, të cilat, e vërteta është, vendosin censurë të rrezikshme ndaj tyre. Vendosin censurë të rrezikshme ndaj tyre!”, tha ai.

Berisha mohoi ndërkohë të jetë takuar me Edi Ramën në ambjentet e Aeroportit të Rinasit.

“Unë po shkoja në Strasburg, ku pata takime të shkëlqyera. Ai u kthye nga Amerika ku u takua me Taulant Ballën. A mund të imagjinojë kush të takoj një njeri që nuk e takon njeri. Kurrën e kurrës. As nuk denjoj t’ia hedh shikimin”, deklaroi kreu i PD-së.

Lexo gjithashtu

Video

Teksa në Komisionin e Ligjeve pritet të diskutohet reforma e re territoriale, një grup qytetarësh janë mbledhur në protestë përpara Kryesisë së Kuvendit. Ata kundërshtojnë bashkimin e disa bashkive dhe kërkojnë që njësitë e tyre vendore të ruajnë statusin aktual. Në protestë ka banorë nga Selenica, Fushë-Arrëzi, Divjaka dhe bashki të tjera të prekura nga harta e re territoriale.

Me votë unanime, Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritën jeshile në lexim të parë ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Të 91 deputetët që morën pjesë në votim u shprehën pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.

Erion Braçe dhe Vullnet Sina, janë shprehur kundër reformës së re territoriale gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS. Por pas mbledhjes, Taulant Balla u përcolli një mesazh që më shumë i ngjante një paralajmërimi, duke u kujtuar se, përtej qëndrimeve individuale, ekziston edhe pesha e vendimmarrjes politike. “Ata e dinë shumë mirë sa i rëndësishëm është vendimi politik”, deklaroi Balla.

Sali Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës "detyrim paraqitje".

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news