Politika 2026-10-02 20:02:40 Nga VNA

Mori vizë për SHBA, por jo ftesë për pritjen e ambasadorit të ri/ Berisha shkon në Korçë dhe flet për “ripërtëritjen” e PD-së

Ndaje në Whatsapp
Mori vizë për SHBA, por jo ftesë për pritjen e ambasadorit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të ambasadorit të ri amerikan në Tiranë.

Ndonëse së fundmi mori vizë për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Berisha duket se nuk ka qenë mes të ftuarve në pritjen zyrtare për ambasadorin e ri amerikan, ashtu siç nuk kanë qenë edhe shumë politikanë të tjerë në vend.

Në vend të kësaj, pasditen e sotme, Berisha udhëtoi drejt Korçës, ku zhvilloi një takim paraelektoral me mbështetës të tij, në kuadër të asaj që ai e quan procesi i ripërtëritjes së Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Shqipëria e ripërtërirë kërkon një Partí Demokratike të ripërtërirë, duke theksuar se votuesit nuk do ta vlerësojnë PD-në vetëm për të shkuarën apo për qëndresën, por për atë që do të paraqesë në të ardhmen.

“Kjo beteja jonë është për të ripërtërirë Shqipërinë. Askush s’ka pse të na votojë ne për ato që kemi bërë apo për qëndresën. Të gjithë do të na vlerësojnë ne me ripërtëritjen që do t’u paraqesim atyre, me vlerat me të cilat do të dalim para tyre, me të rinjtë të cilët do të tërheqim në radhët tona, me zonjat e zonjushat të cilat sot janë shumica absolute e kombit në Shqipëri për rrethana të caktuara”, tha Berisha.

Ai shtoi se pas votës në Kuvendin e PD-së dhe forumet e tjera, tashmë detyra i përket strukturave në bazë.

“Nëse Kuvendi dhe forumet e tjera me votë e shprehën me besnikëri ndaj jush këtë motiv, tani na përket ne të gjithë të tjerëve ta shprehim në çdo përpjekje tonën në seksion, grupseksion. Shqipëria e ripërtërirë kërkon vetëm një PD të ripërtërirë”, u shpreh Berisha.

Video

Misioni Crew-13 i SpaceX ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) vetëm tetë orë pas nisjes, duke vendosur një rekord të ri amerikan. Në bord ndodheshin katër persona: dy astronautë amerikanë, një kanadez dhe një kozmonaut rus. Koha rekord e udhëtimit dëshmon për përparimin e procedurave të fluturimit dhe ankorimit në stacionin orbital.

Dhuna dhe përplasjet me policinë po shoqërojnë protestat e nxënësve në Francë, ndërsa janë ngritur akuza për përdorim të tepruar të forcës ndaj të miturve. Në disa qytete është përdorur gaz lotsjellës dhe janë raportuar zjarre e incidente mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestat lidhen me mungesën e mësuesve, klasat e mbipopulluara dhe financimin e pamjaftueshëm të arsimit. Autoritetet kanë mobilizuar forca speciale, ndërsa sindikatat paralajmërojnë vazhdimin e protestave.

Ftojmë të gjithë që të vijnë e të na shërbejnë

Misioni Crew-13 i SpaceX ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) vetëm tetë orë pas nisjes, duke vendosur një rekord të ri amerikan, sipas Reuters. Në bord ndodheshin katër persona: dy astronautë amerikanë, një kanadez dhe një kozmonaut rus. Koha rekord e udhëtimit dëshmon për përparimin e procedurave të fluturimit dhe ankorimit në stacionin orbital.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news