Kronika 7 January 2025, 10:54 Nga VNA

Dy të arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt në Shkodër: Babë e bir në pranga

Ndaje në Whatsapp
Dy të arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt në Shkodër:

Policia ka arrestuar dy persona, babë e bir, në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të Postribës, Shkodër. Ngjarja ndodhi tre ditë më parë, kur trupi i pajetë i Matajt u gjet brenda një automjeti nga banorët e zonës, të cilët njoftuan autoritetet.

Përveç dy të arrestuarve, policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit. Dyshohet se autorët e kanë ndjekur viktimën gjatë natës dhe kanë vepruar në momentin kur ai doli në rrugën kryesore të fshatit, duke e qëlluar për vdekje.

Ramazan Mataj ishte kthyer në Shqipëri një vit më parë, pasi kishte jetuar për një periudhë të gjatë në Belgjikë, ku aktualisht ndodhet edhe vëllai i tij. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e motiveve të krimit.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme