Bota 1 Prill 2025, 08:34 Nga VNA

DW: Cili është fundi i karrierës politike të Marine Le Pen?

Ndaje në Whatsapp
DW: Cili është fundi i karrierës politike të Marine Le Pen?

Mëngjesin e së hënës (31.03.2025) në Paris u vendos të paktën tani për tani e ardhmja politike për Marine Le Pen. Gjykata Penale në ndërtesën moderne të kryeqytetit frances shqiptoi vendimin: Për pesë vitet e ardhshme politikania e dajthtë nacionaliste me shumë popullaritet nuk do të lejohet të kandidojë për poste politike. Vendimi ka efekt veprimi të menjëhershëm.

Kjo nënkupton fundin e ambicjeve politike të saj, për të pasuar më 2027 presidentin francez Emmanuel Macron. Ndërkohë që në sondazhet e fundit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale ajo kryesonte. Tri herë Marine Le Pen ka kandiduar për postin më të lartë në Francë, herën e katërt ajo nuk do të mund të kandidojë, të paktën jo më 2027.

Bashkë me një dyzinë të akuzuarish të tjerë, që punojnë për partinë "Rassamblement National (RN)", Marine Le Pen u gjet fajtore për shpërdorim të parave publike.

Konkretisht në akuzë bëhej fjalë për punësime të rreme të punonjësve parlamentarë në Parlamentin e BE-së, të cilët në fakt tërësisht ose pjeërisht kanë punuar për partinë në Francë. Qëllimi nuk ka qenë përfitimi personal i së akuzuarës, por "përfitimi i partisë", theksoi kryegjyqtarja gjatë shqiptimit të vendimit.

Gjykata: Marine Le Pen "në qendër" të një sistemi të punësimeve të rreme

Le Pen, kryetare e RN nga viti 2011 deri më 2022, sipas gjyqtares ka qenë "në qendër" të këtij operacioni. Gjithsej bëhet fjalë për një shumë prej disa miliona eurosh gjatë viteve 2004 deri më 2016. Për rolin e saj trupi gjykues e dënoi politikanen, që ka qenë vet deputete në Parlamentin Europian në vitin 2017, me katër vjet burg – prej të cilave dy vjet me kusht dhe dy vjet me prangë sigurie në arrest shtëpie. Gjithashtu ajo duhet të paguajë edhe një gjobë 100.000 euro.

Këto detaje të dënimit Le Pen nuk i dëgjoi më. Pasi gjyqtarja bëri të ditur, se dënimi përfshin edhe kufizimin e së drejtës pasive të zgjedhjes me efekt të menjëhershëm, Le Pen u largua nga salla e gjyqit. Refuzimin e saj kundrejt këtij vendimi gjyqësor ajo e bëri të qartë qysh në fillim duke tundur kokën në mënyrë të përsëritur.

Vendimi si një bombë

Në Paris ky vendim u prit si një bombë. Kryetari i RN-së Jordan Bardella, i cili gjithashtu konsiderohet si një kandidat i mundshëm për postin e presidentit, bëri thirrje për një "mobilizim paqësor" me një peticion online. Sipas tij ky vendim është një "skandal demokratik". Edhe nga kampe të tjera politike pati ktritika. Politikani i majtë Jean-Luc Mélenchon shkruajti, "shkarkimi i një përfaqësuesi të zgjedhur duhet t'i takojë popullit".

Krahas kritikës nga Rusia dhe SHBA, erdhën edhe të tjera reagimekritike nga kampi i djathtë europian. Holandezi Geert Wilders reagoi i "shokuar" ndajkëtij vendimi dhe kryeministri hungarez Viktor Orbán shprehu solidaritetin e tij duke postuar në platformën X "Je suis Marine!".

Avokati i Le Pen deklaron apelim të vendimit

Pak pas vendimit avokati i Le Pen deklaroi se do të apelojë vendimin. Megjithatë duket të jetë pothuajse e përjashtuar praktikisht, që të ndryshojë gjë lidhur me përjashtimin nga zgjedhjet, i tha DË-së historian i jurispundencës Pierre Allorant nga Universiteti i Orleanit. Sipas tij, shansi i vetëm i Le Pen është nëse procesi i apelit mbyllet shpejt.

Por sidoqoftë vendimi në procesin e apelit do të jepej pak para zgjedhjeve presidneciale dhe në këtë rast nuk k akuptim që të ndryshohet kandidati. Po ashtu nuk mundtë parashikohet, se çfarë mund të vendosë instanca e apelit. Le Pen është deputete e Asamblesë Kombëtare franceze dhe mund të qendrojë deri në fund të mandatit depuete.

Në reagimin e saj të parë ndaj vendimit në televizionin francez Le Pen e cilësoi vendimin "politik" dhe sërish theksoi pafajësinë e saj. Gjyqi, sipas saj, ka dashut ta ndalojë atë në mënyrë eksplicite nga kandidatura më 2027. Le Pen tha, se dotë angazhohet për një proce stë shpejtë apeli, në mënyrë që të mund të kandidojë. Edhe pse ajo vet i konsideron si të pakta shanset./DW

 

Video

Rama shpërndan lajmin në Bruksel. "Kemi Diellën me barrë".

Ky është momenti kur një burrë, i dyshuar si autori i sulmit në trenin Huntingdon, hyn me forcë në një berberhane në Peterborough me thikë në dorë – teksa policia po heton nëse ai plagosi me thikë një djalë 14-vjeçar pak minuta më herët. 32-vjeçari Anthony Williams, nga Peterborough, doli sot para gjykatës së këtij qyteti, i akuzuar për 11 vepra të tentativës për vrasje, në lidhje me sulmin me thikë brenda trenit të linjës LNER dhe një tjetër incident në lindje të Londrës më 1 nëntor.

Një fluturim nga Vietnami drejt Hong Kongut u vonua 1 orë e 40 minuta pasi një grua shpërtheu në britma dhe lot, duke kërkuar të ulej pranë partnerit të saj. Konflikti mes çiftit kishte nisur që në portë, ku ata shkëmbyen akuza për tradhti dhe sjellje të papërshtatshme. Për shkak të sjelljes agresive, ekuipazhi vendosi ta nxjerrë gruan nga aeroplani dhe të mos e lejojë të udhëtojë. Incidenti ndodhi në fluturimin UO559 të kompanisë HK Express.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kush votoi kundër dhe kush pro shkarkimit të Erion Veliajt?

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme