Bota 31 March 2025, 14:55 Nga VNA

Kushtetuta e ShBA-së e ndalon. Trump synon mandatin e tretë presidencial

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuta e ShBA-së e ndalon. Trump synon mandatin e tretë

Në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës presidenti mund të shërbejë maksimumi dy mandate (përkatësisht 8 vjet). Kjo dispozitë ligjore ndalon çdo person të shërbejë si president më shumë se dy herë, qoftë për dy mandate të pasuese ose jo pasuese. Megjithatë presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump synon mandatin e tretë. Sa i takon kufizimit, ai shprehet se ekzistojnë "metoda" për të anashkaluar këtë, një pohim që ekspertët e kundërshtojnë. Deklarata Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk po bëhej shaka kur tha se po mendonte të kandidojë për një mandat të tretë në Shtëpinë e Bardhë – një veprim që do të shkelte qartë Kushtetutën e SHBA-së, e cila e ndalon një gjë të tillë shprehimisht. Komentet, të bëra gjatë një interviste me NBC News të dielën, ofruan indikacionin më të qartë deri tani se Trump mund të përpiqet të mbajë pushtetin pas përfundimit të mandatit të tij të dytë në vitin 2029. Amendamenti i 22-të, i miratuar që nga viti 1951, përcakton se "askush nuk mund të zgjidhet president më shumë se dy herë". Ky kufizim vlen për mandatet pasuese dhe ato jo pasuese. Në intervistën telefonike, Trump u pyet për komentet e tij të përsëritura në lidhje me mundësinë për të mbetur në detyrë përtej mandatit të tij të dytë. Ai kishte thënë më herët se "po bëja shaka", por këtë herë tha se kjo nuk ishte rasti. "Po, ka plane," u shpreh Trump për NBC News. "Ka – jo plane, ka metoda – ka metoda që mund t’i përdorni, siç e dini." Ai shtoi: "Nuk po bëj shaka." Më vonë, gjatë një bisedë me gazetarët në Air Force One ndërsa udhëtonte nga Florida në Washington, ai ripërsëriti pretendimin e tij për fitoren në zgjedhjet e vitit 2020, të cilat i humbi ndaj Joe Biden. "Kam pasur shumë njerëz që më kërkuan të kandidoj për një mandat të tretë, që në një farë mënyre është një mandat i katërt, sepse zgjedhjet e 2020-ës ishin plotësisht të manipuluara," tha Trump. Megjithatë, ai dukej se po minimizonte komentet për mundësinë e kërkimit të një mandati të tretë, duke shtuar: "Nuk dua të flas për një mandat të tretë tani, sepse, pavarësisht se si e shihni, kemi shumë kohë përpara." Reagimet Komentet e tij shkaktuan reagime të shpejta nga opozita. "Këto janë gjërat që bëjnë diktatorët," shkruante kryetari i Komitetit Kombëtar Demokrat, Ken Martin, në X. "Në vetëm tre muaj, Trump ka shembur tregun e aksioneve dhe ka rritur kostot. Tani, ai po planifikon një mandat të tretë në vend që të bëjë diçka për të përmirësuar jetën e amerikanëve." Ky reagim ka ardhur pas pohimeve të aleatit të Trump, Steve Bannon, i cili tha më herët këtë muaj se beson se Trump do të "kandidojë dhe fitojë përsëri në vitin 2028". Të dielën, Trump u pyet nëse një mundësi për të realizuar një mandat të tretë do të ishte që nënpresidenti JD Vance të kandidojë për president dhe "pastaj t'ia kalojë stafetën atij." "Po, kjo është një mundësi," tha Trump. "Por ka edhe të tjera. Ka edhe të tjera." Kur u pyet të përmendë një tjetër mundësi, Trump refuzoi. Ligjet Megjithatë, profesori i ligjit të zgjedhjeve në Notre Dame, Derek Muller, i tha AP se Amendamenti i 12-të gjithashtu thotë se Trump do të ishte i paaftë të kandidojë për nënpresident pas përfundimit të mandatit të tij të dytë. "Unë nuk mendoj se ka ndonjë ‘hile të çuditshme’ për të anashkaluar kufizimet e mandateve presidenciale," tha Muller.

Burimi: EuroNews https://www.euronews.com/2025/03/31/trump-says-im-not-joking-about-running-for-an-unconstitutional-third-term?fbclid=IwY2xjawJXbedleHRuA2FlbQIxMAABHZfrhkU7848yCu2ERXJRjQG6-xJTWTIs62eF17UAIuBlPvvsh-RGNKNF9A_aem_wK464ouC3HvenO_jQDYZVA

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme