Politika 29 October 2024, 09:47 Nga VNA

"Do të mbetemi një familje, por..."/ Ola Xama tregon prapaskenat e shkarkimit të drejtorëve nga Veliaj

Ndaje në Whatsapp
"Do të mbetemi një familje, por..."/ Ola Xama tregon

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka treguar disa detaje nga shkarkimi zinxhir i drejtorëve të Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj.

Xama tha se një pjesë e drejtorëve janë duke u verifikuar nga SPAK dhe se janë sekuestruar dokumenta në drejtori të ndryshme të Bashkisë dhe ato në varësi.

"Nga burimet brenda mbledhjes, të gjithë drejtuesit e Bashkisë kanë marrë mesazh paraditen e të premstes që do të kishte mbledhje urgjente me kryetarin, janë shprehur të habitur sepse ishte bërë mbledhje tre javë më parë. Ka zgjatur 10 minuta mbledhja, Veliaj ka thënë do të mbetemi një familje, por për të mirën e Bashkisë duhet të kemi ndryshime. Është kërkuar dorëheqja, por më pas janë shkarkuar.

Mes fjalimit që ka mbajtur ka thënë se e gjitha bëhet për të rritur integritetin e Bashkisë dhe do të bënte të njëjtën gjë edhe me personat e tjerë të arrestuar. Kanë qenë 12 drejtues. Postet më të rëndësishme, ai i UKT, Elton Kacidhja, zëvendësohet nga Elda Muçi, ka qenë drejtore e faturimit, njeri i besuar i Kacidhes. Drejtori i Ndërmarrjes Publike të Ndriçimit, Erind Bejko, është shkarkuar. Drejtorësha e Tirana Parking dhe drejtori i policisë Bashkiake, Ermal Kapllani, të shkarkuar de facto. Pjesa tjetër, kanë qenë emrat që kanë kamufluar shkarkimet se përse po ndodhin.

Ajo që po ndodh është që SPAK ka vajtur në ambjentet e Tirana Parking dhe ka sekuestruar dokumetnacion të konsiderueshme dhe telefonin e drejtueses Erinda Fino.

Ka vajtur edhe në ambjentet e agjencisë së parqeve dhe rekreacionit. Ka marrë kontratat e qiradhënies dhe procedurave që janë bërë kur Erinda Fino ka qenë drejtuese.

Nëse sjellim në vëmendjen në fillim të tetorit, Kacidhja ka qenë tre orë në SPAK. Rezulton edhe në vednim të Gjykatës së Apelit që po hetohet për ekspozimin në aferën 5D. Ka patur takime me Nestor Muhametllari.

Zoti Kapllani është akuzuar se ka ngirtur kompani të ngjashme me tregjet", tha ndër të tjera Xama.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme