Politika 28 October 2024, 22:06 Nga VNA

Komisioni “anti SPAK”/ si Aida Hajnaj e BKH po përpiqet të shpëtojë Fatmir Xhafajn nga braktisja institucionale

Ndaje në Whatsapp
Komisioni “anti SPAK”/ si Aida Hajnaj e BKH po përpiqet të

Aida Hajnaj  si drejtuese e BKH, ka pranuar të dërgojë ekspertë në komisionin anti-korrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Edhe pse përgjigja pozitive e zonjës Hajnaj për kërkesën e Xhafajt është dhënë që në muajin gusht, lajmi u publikua vetëm sot, duke e shndërruar Aida Hajnajn si “asin nën mëngë” për të ruajtur imazhin e Xhafajt dhe të komisionit të tij. Që po sot u shfaq në sinkronizim të dukshëm me Sali Berishën në orë dhe qëllim për të ndryshuar reformën në drejtësi.

Askush nuk e shpjegon me siguri se përse përgjigja pozitive nga BKH (institucionet e tjera të drejtësisë iu përgjigjën negativisht zotit Xhafaj) u bë publike vetëm sot. A mund të jenë shkak për përgjigjen pozitive të BKH-së dinamikat e tensionuara mes këtij institucioni dhe SPAK?  A sinjalizon ky qëndrim një lloj diskordance mes BKH dhe SPAK? Dhe a ka ndonjë lidhje ky qëndrim i BKH me hetimet e thelluara të SPAK për zyrtarë të lartë të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës? Hetime që mund të konkretizohen së shpejti dhe që prekin edhe interesat politike të zotit Xhafaj?

Këto janë pyetje që ndoshta nuk do të marrin përgjigje tani shpejt. Fakt mbetet që SPAK po punon me ngarkesë të plotë për të çuar përpara hetimet për dosjet e nxehta ku përfshihen zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të shtetit. Dhe këtë dinamikë BKH mund të ndihet paksa e lënë pas dore, pasi ligji e detyron të zbatojë vendimet e SPAK pa pasur aq pavarësi sa dëshiron drejtuesja Hajnaj. Që si ish-drejtoreshë e kufirit në kohën kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm, ndoshta nuk e ka harruar rëndësinë e ruajtjes së kufijve territoriale. Por në pozicionin ku ndodhet ndoshta duhet të respektojë po kaq mirë dhe kufijtë administrativë, sepse sipas ligjit, BKH është thjesht një institucion që mbështet punën e SPAK.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme