Politika 28 Tetor 2024, 21:22 Nga VNA

SPAK i tha JO komisionit Xhafaj, por BKH i thotë PO

Ndaje në Whatsapp
SPAK i tha JO komisionit Xhafaj, por BKH i thotë PO

Në faqen online të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionin, janë publikuar përgjigjet e organeve të reja të drejtësisë të ftuara për të çuar ekspertët e tyre në këtë komision.

Nga dokumentet e publikuara vërehen dy qëndrime të ndryshme përfaqësimi në këtë komision mes Prokurorisë së Posaçme dhe BKH.

Prej krijimit të këtyre dy organeve të reja të drejtësisë për çështje të karakterit të kompetencave  janë shfaqur divergjenca të ndryshme.

E njëjta gjë duket se mund të ketë ndodhur edhe me përfaqësinë në këtë komision, të cilit i ka mbërritur një përgjigje pozitive për pjesëmarrje në komisionin Xhafaj prej kreut të BKH Aida Hajnaj.

“Byroja Kombëtare e Hetimit do të përfaqësohet nga Aida Veizaj Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Alban Kalaja Hetues dhe Shef i sektorit të kundër korrupsionit në BKH. Ndërsa në cilësinë e anëtarëve të sekretariatit teknik me Eduard Merkaj Këshilltar i Drejtorit të BKH dhe Sadleva Bodo Këshilltare e Drejtorit të BKH”, thuhet në përgjigjen ndaj këtij komisioni datë 20.08.2024.

Por kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani më 03.09.2024 në përgjigjen për këtë komision të posaçëm thotë:

“Në konsideratë të shkresës suaj, në Mbledhjen e Prokurorëve të Posaçëm të datës 03.09.2024, u diskutua dhe kjo kërkesë, ku prokurorët e posaçëm shprehën vlerësim mbi çdo iniciativë të Kuvendit për të bashkëpunuar me institucionet e drejtësisë për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushtetit.

Prokurorët e Posaçëm gjithashtu shprehën bindjen se një bashkëpunim institucional që respekton balancat kushtetuese dhe përmbush standardet ndërkombëtare është themeli për arritjen e objektivave tona të përbashkëta në forcimin e shtetit ligjor dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Në këtë mbledhje, në mënyrë unanime u ra dakord se tashmë institucioni ynë, përmes raportimit vjetor, ka bërë publike problematikat e hasura mbi funksionimin e tij dhe efektivitetin e hetimit, duke përfshirë dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse.

Për sa më lart, Prokuroria e Posaçme shpreh gatishmërinë për të kontribuar në përpjekjet e përbashkëta për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke siguruar mbështetje të vazhdueshme përmes dhënies së mendimeve ligjore sa herë që të konsiderohet e nevojshme nga ana juaj”.

Ligji Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  Neni 5 thotë:

“Byroja Kombëtare e hetimit është strukture e specializuar e policisë gjyqësore qe heton veprat penale ne juridiksion penal të prokurorisë së posaçme sipas parashikimeve të kodit të procedurës penale.

Ndërsa Neni 31 parashikon se “Byroja Kombëtare është një strukturë e specializuar e policisë gjyqësore që vepron vetëm në drejtimin e prokurorisë së posaçme”.

Pra BKH vepron e ndërvepron nën drejtimin e kreut të Prokurorisë së Posaçme.

Por a është konsultuar drejtoresha e BKH Aida Hajno me kreun e Prokurorisë së Posaçme për përgjigjen e dhënë Komisionit Xhafaj?

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu për këtë përmes postës elektronike i kërkoi një koment drejtoreshës së BKH.

Deri këtë moment të publikimit të këtij shkrimi nuk ka ende një përgjigje nga BKH./Top Channel/

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme