Politika 28 October 2024, 15:54 Nga VNA

PD kërkon transparencë për kontejnerët me mbetje të dyshuara toksike në Durrës

Ndaje në Whatsapp
PD kërkon transparencë për kontejnerët me mbetje të

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gligels Muçollari, ka reaguar në lidhje me mbërritjen në portin e Durrësit të një anijeje me 102 kontejnerë që dyshohet të përmbajnë mbetje toksike. Këta kontejnerë u sekuestruan nga Prokuroria e Durrësit, ndërkohë që Muçollari ka bërë thirrje për transparencë në hetim.

Në një deklaratë për mediat, theksoi rëndësinë e një hetimi të hapur dhe publik, duke kërkuar që testimi i mbetjeve të kryhet në prani të mediave, publikut dhe ekspertëve ndërkombëtarë. Ai shtoi se sipas të dhënave të rrjetit të Bazelit në Tajlandë, mostrat e marra nga dheu pranë kontejnerëve kanë treguar rezultate alarmante toksike dhe përmbajnë lëndë të rrezikshme.

“Përsërisim kërkesën për testim transparent të mbetjeve dhe në sytë e medias, publikut dhe ekspertëve ndërkombëtarë,” deklaroi Muçollari, duke shtuar se PD do të ndjekë nga afër çështjen dhe nuk do të lejojë që e vërteta të fshihet.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme