Politika 27 October 2024, 18:00 Nga VNA

Bardhi: Ambasadorët në aktivitetet e Ramës dhe Ballës/ Shkelje e ligjit dhe rrezik për zgjedhjet e Lira

Ndaje në Whatsapp
Bardhi: Ambasadorët në aktivitetet e Ramës dhe Ballës/

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër lidhur me praninë e ambasadorëve shqiptarë në aktivitetet politike të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Taulant Balla. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi ka publikuar fotografi të ambasadorëve duke marrë pjesë në këto aktivitete, duke e cilësuar këtë veprim si një shkelje të ligjit.

Sipas Bardhit, pranimi i Trupit Diplomatik në aktivitete politike të partisë në pushtet përbën një rrezik të madh për integritetin e zgjedhjeve. Ai e ka cilësuar këtë situatë si një shkrirje të shtetit me partinë në pushtet, duke akuzuar qeverinë për përdorimin e ambasadorëve si pjesë e fushatës elektorale. “Ky është një rast unik në botë dhe një cënim i rëndë i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,” ka thënë Bardhi.

Në përfundim të reagimit të tij, Bardhi i ka bërë thirrje SPAK-ut dhe Presidencës të marrin masa për të ndaluar ndërhyrjet në zgjedhje dhe për të ndëshkuar çdo zyrtar që shkel ligjin në funksion të pushtetit personal të kryeministrit Edi Rama.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme