Politika 28 October 2024, 12:30 Nga VNA

Kuvendi seancë/ Opozita përgatitet për protestë, policia plan masash

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi seancë/ Opozita përgatitet për protestë, policia
Kuvendi do të zhvillojë sot seancën e radhës plenare, e cila do të nisë në orën 17:00.

Në rend dite është parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.10.2024 pasi seanca e kaluar u shoqërua me tensione të larta për shkak të përplasjeve mes deputetëve të opozitës dhe Gardës së Republikës, si dhe ndërhyrjeve të forcave të Policisë.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka njoftuar se nesër do të organizojë bllokime të disa akseve kryesore rrugore. Trafiku do të kontrollohet dhe monitorohet nga policia rrugore 30 minuta përpara nisjes së bllokimeve. Pikat kryesore do jenë

Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja” Rrethrrotullimi Milot Rrethrrotullimi Shkozet Rrethrrotullimi Bradashesh Rrethrrotullimi Rrogozhinë Rrethrrotullimi Levan Policia ka njoftuar se pothuajse e gjithë forca e saj do të jetë në terren për të garantuar lëvizjen e automjeteve dhe shmangien e bllokimeve rrugore. Po ashtu, prania e forcave të rendit, të njësive Shqiponja dhe FNSH do të jetë e përforcuar për të siguruar mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Policia gjithashtu ka informuar organizatorët se tubimi është i lejuar, por bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe mund të ketë pasoja ligjore.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme