Politika 29 Tetor 2024, 08:58 Nga VNA

Veliaj po përballet me Manastirliun për zgjedhjet e ardhshme

Ndaje në Whatsapp
Veliaj po përballet me Manastirliun për zgjedhjet e ardhshme

Erion Veliaj nuk e ka fshehur dot zemërimin për lënien jashtë loje për Tiranën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Së fundmi, ndryshimet e drejtorëve kryesorë të bashkisë kanë shënuar një tjetër distancë të kryetarit të bashkisë nga përfshirja në Tiranë, duke i “prerë krahët” Ogerta Manastirliut, e cila faktikisht po e drejton e vetme fushatën e PS në Tiranë. Ndërsa një pjesë e publikut e konsideron ndryshimin e drejtorëve të bashkisë së Tiranës si një mbyllje hesapesh me të shkuarën e bashkisë, që po hetohet nga SPAK, të tjerë më afër PS-së e interpretojnë këtë si një mbyllje të rubinetit financiar për fushatën e Tiranës. Një formë presioni kjo e Erion Veliajt, po të shohësh se një nga njerëzit e tij më të afërt, Admir Abrija, një nga shtyllat financiare dhe politike të PS në Tiranë, këto zgjedhje do të jetë në Elbasan për t’i dhënë një dorë Arbian Mazniut.

Duke kufizuar financimin dhe praninë e njerëzve të tij në Tiranë, Erion Veliaj mendon dhe shpreson në uljen e numrit të votave në kryeqytet, duke ia faturuar këtë dështim Ogerta Manastirliut. Me këtë rast ai i tregon Edi Ramës se është i domosdoshëm për Tiranën. Me shpresën se mund të përfitojë një “amnisti” politike pas hetimeve nga SPAK, përfundimi i të cilave mund të shënojë edhe fundin “de facto” të karrierës së tij politike.

Për të shpëtuar nga Prokuroria e Posaçme, Veliaj ka angazhuar edhe Fatmir Xhafajn, drejtuesin e komisionit parlamentar të etiketuar “anti-SPAK”. Xhafaj nuk e ka fshehur mbështetjen e tij për kryetarin e bashkisë, duke e shfaqur këtë jo vetëm në mbledhjet e Partisë Socialiste, por edhe në aksionet parlamentare. Qartësosht, hetimet e fundit të SPAK për Veliajn dhe jo vetëm, e kanë shqetësuar së tepërmi zotin Xhafaj, duke e nxitur të veprojë shpejt dhe me nxitim për të ndryshuar ligje madje dhe Kushtetutën. Me shpresën se, duke ndryshuar rregullat e lojës, mund të shpëtojë atë që ka mbetur nga Erion Veliaj dhe karriera e tij në rënie të lirë.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme