Politika 29 Tetor 2024, 09:40 Nga VNA

Fevziu thotë se nuk e ka lexuar dosjen e Metës por kërkon lirimin e tij/ do të na kushtojë 60 euro në ditë nëse merr pafajësinë

Ndaje në Whatsapp
Fevziu thotë se nuk e ka lexuar dosjen e Metës por kërkon lirimin

Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për arrestimin e dhunshëm të ish Presidentit, Meta.

Fevziu e kritikoi arrestimin, duke e quajtur të papërshtatshëm për një ish kryetar shteti dhe një person që nuk paraqiste rrezikshmëri

Ai gjithashtu deklaroi se Meta nuk ka pse të qëndrojë i burgosur, sepse do të na kushtojë shtrenjtë nëse del i pafajshëm në fund të gjykimit, por ai mund të hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë.

"Për dosjen e Metës nuk them dot gjë sepse nuk e njoh në brendësi. Lexova atë që ka çuar prokuroria në gjykatë për të kuptuar dicka. Ajo që më ka bërë përshtypje dhe mendoj se ishte shfaqje që duhej evituar ishte arrestimi i tij. Ka një problem, nëse hyn në rrjetet sociale, ka shumë njerëz, shumica emigrantë, qe befas shpërthejnë me komente "mirë ja bënë", ta "kishin tërhequr zvarrë". Jam habitur, nga njerëz që jetojnë në perëndim të kenë këtë.

E para, nuk i hyj procesin, nuk e gjykojmë dot dosjen. Arrestimi i Metës në shfaqje force në një nga zonat me pubike, ishte i panevojshëm dhe jo dinjitoz, jo për Metën si ish President, por për çdo qytetar. Skena të tilla i takojnë kriminelëve dhe banditëve që përbëjnë rrezik, nuk janë dinjitoze për asnjë qytetar.

E treta, mendoj se klasa politike duhet të përgjigjet, por bëhet përmes dokumentimit të problemeve dhe jo detyrimisht të jenë në burg.

E dini sa paguajmë për ditët e burgut kur dalin të pafajshëm personat? Kemi modelin e Tahirit që u ndoq në gjendje të lirë, ndejti dhe pastaj u dënua vajti në burg. Kemi rastin e Salianjit. Nëse ai do të arrestohej në 2018, do të bënte 8 vjet proces dhe do të dënohej me një vit, do ti paguanim minimalisht 60 euro dita. Për çdo njeri, jo vetëm një politikan.

Kur nuk përbën rrezikshmëri, e gjykon dhe pastaj jepet vendimi.

SPAK argumenton se mund të përbëjë rrezikshmëri, por unë mendoj se njerëzit duhet të gjykohen në liri dhe pastaj nëse është fajtor bën burgun.

Po marr një person që arrestohet në vitin 2024. Gjyqi mund të zgjasë 4 vite. Nëse e mbajmë kaq vite, shpenzojmë mbi 60 euro dita. Pastaj do ti paguash edhe ditët e dëmshpërblimit.

Edhe gjykimet duhet të jenë pak më të shpejta", tha Fevziu.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme