Kronika 21 February 2025, 09:31 Nga VNA

"Do të infiltrohen njerëz në shtabet elektorale..."/ Gazetarët japin detaje nga strategjia e SPAK për zgjedhjet

Ndaje në Whatsapp
"Do të infiltrohen njerëz në shtabet elektorale..."/

SPAK ka përpiluar një strategji për zgjedhjet, ku do të angazhohen prokurorë, për të evidentuar shkeljet gjatë fushatës zgjedhore.

Gazetarët e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,  shpjeguan strategjinë dhe hapat që do të ndërmarrë SPAK.

Klodiana Lala: Strategjia është hartuar nga britanikët, me ndihmën e tyre, mendojnë se do të japë rezultat. Strategjia ka të bnëjë me financimin e fushatës. Pra nëse bëhet një miting, do të shihet se kush e financon, sa do të deklarohet në KQZ, e me rradhë. Tre nga prokurorët e posaçëm do të qëndrojnë në Tiranë. Të tjerët kanë një rreth të caktuar, Fier, Durrës, Vlorë e me rradhë. Do të jepet informacion në qendrën e koordinimit. Do të ketë përgjime ambientale, telefonike, e me rradhë.

Ajo që e tremb politikën, ka të bëjë me financimin e fushatës zgjedhore. Ka patur fushata shumë të kushtueshme këtu, janë deklaruar në KQZ shume pak para. E dyta, çfarë tremb shtabet, janë infiltrimi i personave. SPAK do të infiltrojë persona në shtabet elektorale. Këto janë veprime proaktive, nuk ka të bëjë me spiunimin.

Ola Xama: Kemi thënë që prokuroria nuk ka patur rezultat me krimet zgjedhore, ndaj fakti që në situate të tillë, kur ka shumë akuza dhe kontestim të rezultateve, mirë është që SPAK të jetë në terren për zgjedhjet. Qoftë për të instaluar frikën, e me rradhë.

Sokol Bregu: Besoj se çdo gjë SPAK e ka vlerësuar se do të jetë denoncim për aktivitetin e bandave. Lidhjet me grupet kriminale në disa zona të caktuara. Patronazhistët e kalojnë kufirin ligjor, merren me punësime, tolerime, legalizime, janë të gjitha forma, e dimë se si e mban pushtetin. Patronazhistët e tij nuk bëjnë dot asnjë premtim, nëse janë të trembur nëse SPAK do ti ketë nën hetim. Do të jetë me denoncime. Sot kemi të dënuar kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, sepse tha mos ja prit dritat sepse do të votojë për ne filani.

Xhevahir Zhabina: Strategjia e SPAK në raport me krimin e organizuar ka kohë që ka filluar. Grupet kryesore, Durrësi përshembull, janë goditur, Altin Hajri, banda e Durrësit, janë të goditura. Edhe në Lezhë, edhe në Elbasan. Strategjia e SPAK në raport me krimet zgjedhore ka kohë që ka filluar. Ka filluar me goditjen e grupeve kriminale në zona ku diferenca e partive ka qenë shumë e vogël./TPZ

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme