Kronika 24 May 2026, 12:20 Nga VNA

Dinamika/ Festa që përfundoi në tragjedi, 17-vjeçari plagoset nga shoku me armë në kokë

Ndaje në Whatsapp
Dinamika/ Festa që përfundoi në tragjedi, 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një takim shoqëror mes disa të rinjve përfundoi me plagosjen me armë zjarri të një 17-vjeçari.

Sipas të dhënave hetimore, ngjarja ka nisur mbrëmjen e 23 majit, kur një grup të rinjsh, mes tyre Mateo Likaj (17 vjeç), Rigers Sylaj (19 vjeç), Adri Veshti (20 vjeç), Serxho Koci (20 vjeç), Kristel Koci (21 vjeç) dhe Erjon Halilaj (22 vjeç), janë takuar në lagje dhe më pas kanë vendosur të qëndrojnë në banesën e 19-vjeçarit Rigers Sylaj, pasi prindërit e tij nuk ndodheshin në shtëpi.

Më vonë, grupi është nisur drejt zonës së Astirit, ku në një market kanë blerë dy shishe pije alkoolike dhe janë kthyer sërish në banesë, ku kanë vijuar të qëndrojnë në oborr duke konsumuar alkool dhe duke kaluar kohë së bashku.

Rreth orës 01:00 të datës 24 maj, dy prej të rinjve janë larguar, ndërsa në banesë kanë mbetur katër persona, përfshirë viktimën.

Rreth orës 01:40, sipas hetimeve paraprake, 19-vjeçari Rigers Sylaj ka marrë një pistoletë që e mbante në dhomën e tij dhe ua ka treguar shokëve. Në momentin kur po e manipulonte armën, duke menduar se nuk kishte fishek në fole, ai ka shkrepur aksidentalisht, duke plagosur rëndë në kokë 17-vjeçarin Mateo Likaj.

Pas ngjarjes, i plagosuri është nxjerrë menjëherë jashtë banesës dhe është vendosur në rrugë, ndërsa është njoftuar policia. Dy nga të pranishmit kanë kontaktuar shërbimet e emergjencës, ndërsa një tjetër është afruar më pas në vendngjarje.

17-vjeçari ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spital, nën kujdes intensiv mjekësor, ndërsa policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe përgjegjësive të secilit të përfshirë në incident.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme