Kronika 23 May 2026, 18:23 Nga VNA

Lala paralajmëron ashpërsim akuzash ndaj Ballukut: Ka fshehur prona në emër të të tretëve

Ndaje në Whatsapp

jhmj,jjkj.PNG

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, mund të përballet me një ashpërsim të akuzave në kuadër të hetimeve që po zhvillon Prokuroria e Posaçme.

Kështu është shprehur në emisionin “Kjo Javë” gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se hetimet ndaj Ballukut ndodhen në një fazë aktive dhe po zhvillohen me intensitet të shtuar. Sipas saj, në kuadër të procesit janë kryer kontrolle te persona të afërt, si dhe janë marrë në pyetje zyrtarë dhe biznesmenë të ndryshëm.

“Kjo është një çështje që mbahet tepër sekret sepse ka të bëjë pikërisht me hetimin që ka të bëjë me pasurinë e zonjës Balluku, me banesat ku ajo ka qëndruar dhe dyshohet që ka zotëruar në mënyrë të tërthortë. Kështu që është një çështje shumë thelbësore”, tha Lala.

Lala shtoi se po bëhet edhe këqyrja e pajisjeve celulare, një proces që mund të sjellë të dhëna të reja dhe të ndikojë në zhvillimet e mëtejshme procedurale, përfshirë edhe mundësinë e ndryshimit apo ashpërsimit të akuzave.

Ajo theksoi se çështja lidhet me hetime që kanë në fokus pasurinë e Ballukut, përfshirë banesa ku ajo ka qëndruar dhe që dyshohet se mund të jenë zotëruar në mënyrë të tërthortë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme