Kronika 23 May 2026, 14:07 Nga VNA

Kontroll ‘blic’ në burgun e Peqinit, zbulohen telefona celularë dhe pije alkoolike në qeli

Ndaje në Whatsapp
Kontroll ‘blic’ në burgun e Peqinit, zbulohen telefona

Goditet një rast i posedimit të sendeve të ndaluara në burgun e Peqinit.

 

Sipas informacioneve paraprake, strukturat e IEVP Peqin, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në ambientet e institucionit, në kuadër të forcimit të masave të sigurisë. Në operacion morën pjesë Forcat Operacionale të DPB-së, si dhe forcat e sigurisë së IEVP Peqin, Fier dhe Durrës.

 


Gjatë kontrolleve, të dënuarit të sigurisë së lartë me inicialet G.B. iu gjetën 1 shishe raki prej 2 litrash, 2 shishe uiski me kapacitet total 1.5 litra, 1 shishe verë 1.5 litra dhe 2 karikues telefoni.

 


Po ashtu, të dënuarit P.V. iu sekuestruan 1 telefon celular i tipit iPhone, 1 karikues, 2 fisha karikimi dhe 1 palë kufje wireless.

 


Ndërkohë, te i dënuari L.D. u gjetën 2 telefona celularë, përkatësisht një Google Pixel me ngjyrë të zezë dhe një Samsung me ngjyrë gri, si dhe 1 karikues dhe 3 shishe raki prej 2 litrash.

 


Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme