Kronika 23 May 2026, 06:48 Nga VNA

Durrës, gjendet një trup i pajetë pranë kanalit në zonën e Shkozetit

Ndaje në Whatsapp
Durrës, gjendet një trup i pajetë pranë kanalit në

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, trupi është konstatuar pranë një kanali në afërsi të mbikalimit të Shkozet, një zonë e njohur e qytetit bregdetar.

Menjëherë pas njoftimit, viktima është transportuar drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Durrësit, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Autoritetet kanë nisur veprimet hetimore, ndërsa identiteti i personit ende nuk është bërë i ditur. Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje rreth rrethanave të ngjarjes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme