Kronika 24 May 2026, 11:58 Nga VNA

19-vjeçari plagos aksidentalisht shokun me armë/ Tenton të fshehë ngjarjen duke nxjerrë të plagosurin në rrugë

Ndaje në Whatsapp
19-vjeçari plagos aksidentalisht shokun me armë/ Tenton të

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij 17-vjeçar gjatë një feste në një banesë private.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 në rrugën “Berit Beker”, pas një feste në një banesë në zonën e Sheshit Shqiponja, ku të rinjtë kishin konsumuar alkool deri në orët e para të mëngjesit.

Gjatë kohës kur po luante me një pistoletë që e mbante pa leje, 19-vjeçari dyshohet se ka menduar se arma nuk kishte fishek në fole dhe e ka shkrepur aksidentalisht, duke plagosur rëndë 17-vjeçarin në kokë.

Hetimet paraprake tregojnë se pas ngjarjes, i riu dyshohet se ka tentuar të fshehë incidentin duke e nxjerrë të plagosurin në rrugë dhe duke pretenduar se ai ishte qëlluar nga një person tjetër.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë 19-vjeçarin për plagosje nga pakujdesia, mbajtje pa leje të armës dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy shokë të tij, të dyshuar për përfshirje në fshehjen e rrethanave të ngjarjes.

17-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme