Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit Donald Trump duke mbajtur në duar karta ‘Uno’, të shoqëruar me mesazhin ‘Unë i kam të gjitha kartat’.
Ky veprim po interpretohet si një demonstrim force ndaj Iranit, në mes të tensioneve të vazhdueshme lidhur me programin bërthamor dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit.
Fotoja fillimisht është publikuar nga vetë presidenti amerikan në Truth Social.
Pak orë më herët, Trump kishte njoftuar se SHBA do të nisë një mision për shoqërimin e anijeve në rajon, të cilin e quajti ‘Operacioni Liria’.
Mbështetja ushtarake për këtë mision do të përfshijë raketa, aeroplanë dhe 15 mijë trupa.
‘Operacioni Liria’ synon të udhëzojë anijet që të udhëtojnë në mënyrë të sigurt jashtë Ngushticës së Hormuzit.
Sipas Trumpit, ky është një "gjest humanitar në emër të SHBA-së, vendeve të Lindjes së Mesme, por, në veçanti, të vendit të Irani






















