Politika 4 May 2026, 12:52 Nga VNA

Mereme Sela padit PD-në në gjykatë, kërkon pezullimin e zgjedhjeve dhe shpalljen të pavlefshme të kandidimit të Berishës

Ndaje në Whatsapp
Mereme Sela padit PD-në në gjykatë, kërkon pezullimin e

Ish-kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Mereme Sela, e skualifikuar nga gara me arsyetimin se nuk kishte profil të lartë publik, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë me një padi ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Në kërkesën e saj, Sela kundërshton vendimin për përjashtimin nga gara, duke e cilësuar të paarsyetuar dhe në shkelje të parimit të barazisë në konkurrim. Ajo kërkon shpalljen e pavlefshme absolute të këtij vendimi dhe rikthimin në garë.

Po ashtu, paditësja kërkon që të shpallet i pavlefshëm edhe kandidimi i Sali Berishës, duke argumentuar se bie në kundërshtim me statutin e partisë, i cili sipas saj ndalon rikandidimin e kryetarit nëse partia nuk ka fituar zgjedhjet parlamentare.

Në padi theksohet se Partia Demokratike nuk ka rezultuar forcë fituese në zgjedhjet e vitit 2025, çka sipas Selës e bën të pavlefshëm kandidimin e Berishës dhe cenon integritetin e procesit zgjedhor.

Sela kërkon gjithashtu vendosjen e masës së sigurimit të padisë, konkretisht pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor për kryetar të PD-së, i parashikuar për datën 23 maj 2026, deri në përfundim të gjykimit.

Sipas saj, ekziston rreziku i një dëmi të pariparueshëm nëse procesi vijon dhe prodhon një drejtues në kundërshtim me statutin e partisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme