Sociale 4 May 2026, 13:24 Nga VNA

Aksidenti tragjik në Durrës, thirret protestë-marshim në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Aksidenti tragjik në Durrës, thirret protestë-marshim në

Aksidenti i rëndë në Durrës, ku dy fëmijë të mitur humbën jetën, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Ngjarja ka marrë vëmendje të gjerë gjatë fundjavës, ndërsa për të kanë reaguar edhe politikanë dhe figura të njohura publike, duke shprehur tronditje dhe shqetësim për sigurinë rrugore.

Në këtë kontekst, një grup qytetarësh ka ndërmarrë një nismë reagimi, duke thirrur një protestë-marshim paqësor të premten, më 8 maj, në orën 18:00, në Parkun Rinia në Tiranë.

Protesta zhvillohet me mesazhin: “Do reagojmë apo do të presim tjetrin?”, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrjen e prindërve, fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve.

Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjete sociale, qëllimi i protestës është ngritja e zërit për sigurinë e fëmijëve në zonat urbane dhe kërkimi i masave konkrete nga institucionet.

Organizatorët kanë renditur disa kërkesa kryesore, mes tyre:

1. Krijimi i zonave pa makina pranë banesave dhe shkollave

2. kufizim real dhe zbatim i shpejtësisë në zonat e banuara

3.   kontrolle më të rrepta ndaj drejtuesve të mjeteve që paraqesin rrezik në qarkullim

Sipas tyre, këto masa janë të domosdoshme për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen dhe për të rritur sigurinë në rrugët e qytetit.

 

 

 

Postimi i plotë

 

Nuk ishte aksident.
Ishte dështim.

Fëmijët nuk duhet të vdesin në trotuar.
Nuk duhet të luajnë mes makinave.
Nuk duhet të rriten me frikë.

Por ja ku jemi.
Sot flasim për një ngjarje në Durrës.
Nesër mund të jetë lagjja jonë.
Pasnesër — fëmija ynë.

Nëse heshtim, nuk reagojme, bëhemi pjesë e kësaj.
 Kërkojmë sot, jo nesër:
– Zona pa makina pranë banesave
– Kufizim real shpejtësie në lagje
– Kontroll të fortë ndaj drejtuesve të rrezikshëm
– Hapësira të sigurta për fëmijët

Jane e drejta jone!
Janë minimumi për femijet tane!

Prindër, qytetarë!
Eshtë momenti të dalim nga heshtja.

Jo me urrejtje.
Por me kërkesë të qartë dhe të përbashkët.

Sepse fëmijët nuk kanë zë.
Ne duhet të jemi zëri i tyre.

Heshtja nuk e ndryshon realitetin.
Prania, Reagimi jonë po.

 MARSHIM PRINDËRISH DHE FËMIJËSH
 E premte |   18:00
 Parku Rinia (pranë Memorialit)
 DO DALIM.

#ReagoTani #SiguriPerFemijet 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme