Bota 3 Maj 2026, 07:59 Nga VNA

U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arrestohet një person në Austri, dyshohet se e hodhi qëllimisht

Ndaje në Whatsapp
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP,

Një burrë 39-vjeçar është arrestuar në Austri nën dyshimin se ka hedhur në ushqimin për foshnje helm minjsh, në një përpjekje për të zhvatur para nga kompania gjermane HiPP.

Sipas prokurorisë në Eisenstadt, i dyshuari akuzohet se ka ndërhyrë në produkte të shpërndara në disa vende, ndërsa detaje të tjera mbi identitetin dhe motivet e tij nuk janë bërë publike.

Autoritetet konfirmuan se pesë kavanoza të kontaminuara janë zbuluar në Austri, Republikën Çeke dhe Sllovaki.

Në një prej tyre, një kavanoz 190 gramësh me karrota dhe patate, u gjetën rreth 15 mikrogramë helm për minj.

Një hetim shtesë po zhvillohet për një kavanoz të dytë të dyshuar, ndërsa kompania HiPP theksoi se incidenti nuk lidhet me proceset e saj të prodhimit, por është rezultat i një “ndërhyrjeje të jashtme kriminale”.

Kompania bëri të ditur se kishte marrë një e-mail kërcënues javën e kaluar nga personi i dyshuar, duke kërkuar para në këmbim të ndalimit të kontaminimit.

Pas marrjes së mesazhit, HiPP njoftoi menjëherë policinë dhe aktivizoi një ekip të brendshëm për menaxhimin e krizës.

Autoritetet dhe kompania nuk kanë bërë publike kërkesat e sakta të shantazhuesit, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse ka produkte të tjera të prekura dhe për të garantuar sigurinë e konsumatorëve.

 

Video

Çfarë mendonte dikur Berisha për zgjedhjet me një kandidat

Arbër Hoxha ka shënuar golin e radhës me Dinamo Zagreb, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij në ndeshjen ndaj HNK Gorica që në minutën e pestë të takimit. Ky ishte goli i shtatë sezonal për sulmuesin e kombëtares shqiptare, i cili ka kontribuar gjithashtu me pesë asistime gjatë këtij sezoni. Ndërkohë, Dinamo Zagreb javën e kaluar u shpall kampione e kampionatit kroat.

Një ngjarje tronditëse në Bregun Perëndimor, pasi 14-vjeçari Aws al-Naasan u qëllua për vdekje pranë shkollës së tij, ndërsa më pas u vra edhe një 36-vjeçar në të njëjtën zonë. Pamjet tregojnë nxënës dhe mësues të tmerruar që kërkojnë strehim mes të shtënave. Ngjarja është pjesë e një vale në rritje dhune, ku gjithnjë e më shpesh në shënjestër janë edhe shkollat dhe fëmijët. Mësimi është pezulluar, ndërsa familjet përballen me frikën për sigurinë e fëmijëve të tyre. Në një realitet ku edhe shkollat nuk janë më të sigurta, frika po zëvendëson arsimin. Video marrë nga The Guardian

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme