Bota 3 Maj 2026, 13:20 Nga VNA

Dy aktivistë të flotiljes për Gazën dalin para gjykatës në Izrael, akuza për dhunë gjatë ndalimit

Ndaje në Whatsapp
Dy aktivistë të flotiljes për Gazën dalin para gjykatës

Dy aktivistë të huaj nga një flotilje që po shkonte drejt Gazës janë paraqitur para një gjykate izraelite, pasi u dërguan në Izrael për t’u marrë në pyetje, bëri të ditur një organizatë e të drejtave që i përfaqëson.

Flotilja me mbi 50 mjete lundruese ishte nisur nga Franca, Spanja dhe Italia me synimin për të thyer bllokadën izraelite ndaj Gazës dhe për të dërguar ndihma humanitare.

Anijet u ndaluan nga forcat izraelite në ujëra ndërkombëtare pranë Greqisë, ndërsa autoritetet izraelite njoftuan se 175 aktivistë u larguan nga mjetet, ku dy prej tyre u dërguan në Izrael për t’u marrë në pyetje.

Shtetasi spanjoll Saif Abu Keshek dhe braziliani Thiago Ávila dolën para gjykatës në Ashkelon të dielën. Sipas organizatës Adalah, autoritetet kanë kërkuar zgjatjen e ndalimit të tyre me katër ditë.

Sipas avokatëve të organizatës, Ávila ka pretenduar se është trajtuar me dhunë gjatë ndalimit, duke u tërhequr zvarrë dhe rrahur deri sa humbi ndjenjat, ndërsa më pas është mbajtur i izoluar dhe me sy të lidhur.

Edhe Abu Keshek, sipas të njëjtit burim, është mbajtur me duar të lidhura dhe me sy të mbuluar që nga momenti i ndalimit deri në mbërritjen në Izrael.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme izraelite ka deklaruar se dy aktivistët janë të lidhur me një organizatë të sanksionuar nga SHBA, e akuzuar për lidhje me Hamasin, pretendim që është kundërshtuar nga Spanja në rastin e Abu Keshek.

Organizatorët e flotiljes thonë se ndërhyrja ndodhi më shumë se 1000 kilometra larg Gazës dhe se pajisjet në bord u shkatërruan, duke i lënë aktivistët në një situatë të rrezikshme në det.

Video

Zgjedhjet me një kandidat janë zgjedhjet më të mira

Gara me Meremen do bëhej qesharake. Prandaj vendosëm që të mos bënim garë fare.

Qytetari në Dibër i thotë Berishës, se Rama nuk largohet me drita celularësh dhe xhiro nëpër Tiranë.

Zili do na e kishte e gjithë BE-ja rrogën 200€

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme